Roma zgjedh bashkinë të dielën, derrat e egër kërkojnë të uritur në qytet (fotot)

01/10/2021 19:22

Derra të egër shihen prej disa javësh duke kërkuar për ushqim mes mbeturinave të kryeqytetit italian, i cili në fundjavë zgjedh kryebashkiakët e rinj.

Banorët e Qytetit të Përjetshëm janë ankuar prej kohësh për mangësi në mbledhjen e mbeturinave ndërsa tani u shtohet dhe rreziku i kafshëve të egra.

Prej kryeqytetit deri në Milano, Napoli e Bolonja votuesit do të bëjnë zgjedhjet e lokaliteteve të dielën e të hënën, që janë një parantezë e zgjedhjeve të përgjithshme në 2023.

Kryebashkiakia aktuale e Romës Virginia Raggi, nga Lëvizja 5-Yje në pushtet ka marrë vlerësime për përziera.

Mediat e kanë vlerësuar për përpjekjet kundër trafikantëve e abuzuesve financiarë por është ironizuar shpesh për gjendjen e keqe të mbetjeve urbane të qytetit.

Të dielën kandidati i aleancës së djathtë Nicola Michetti, pritet të marrë shumicën e votave, sipas sondazheve deri para heshtjes zgjedhore.

FOTO GALERI
1/8
Derra të egër shihen prej disa javësh duke kërkuar për ushqim mes mbeturinave të kryeqytetit italian, i cili në fundjavë zgjedh kryebashkiakët

Top Channel