Derra të egër shihen prej disa javësh duke kërkuar për ushqim mes mbeturinave të kryeqytetit italian, i cili në fundjavë zgjedh kryebashkiakët e rinj.
Banorët e Qytetit të Përjetshëm janë ankuar prej kohësh për mangësi në mbledhjen e mbeturinave ndërsa tani u shtohet dhe rreziku i kafshëve të egra.
Prej kryeqytetit deri në Milano, Napoli e Bolonja votuesit do të bëjnë zgjedhjet e lokaliteteve të dielën e të hënën, që janë një parantezë e zgjedhjeve të përgjithshme në 2023.
Kryebashkiakia aktuale e Romës Virginia Raggi, nga Lëvizja 5-Yje në pushtet ka marrë vlerësime për përziera.
Mediat e kanë vlerësuar për përpjekjet kundër trafikantëve e abuzuesve financiarë por është ironizuar shpesh për gjendjen e keqe të mbetjeve urbane të qytetit.
Të dielën kandidati i aleancës së djathtë Nicola Michetti, pritet të marrë shumicën e votave, sipas sondazheve deri para heshtjes zgjedhore.
Top Channel