Refugjati afgan dënohet me 1 vit burg për sulmin seksual ndaj 7-vjeçares që shokoi Austrinë

01/10/2021 17:40
Shume media në Austri pretendonin se dënimi është i butë, në një kohë kur gjysma e 8,486 e të burgosurve në vend janë qytetarë të huaj.

Një gjykatë në Austri ka dënuar sot një adoleshent nga Afganistani me vetëm 30 muaj burg, nga të cilat duhet të kryejë vetëm 10, pas abuzimit seksual me një vajzë shtatë-vjeçare.

Gjykata e Ried, në veri të Austrisë arriti dje verdiktin për ngjarjen shokuese që tronditi vendin, në të cilën refugjati afgan kishte joshur fëmijën në një bodrum ku kishte abuzuar seksualisht.

Gjykatësi dënoi adoleshentin me 30-muaj burg për abuzimin seksual, nga të cilat ai duhet të qëndrojë prapa hekurave vetëm 10 muaj.

Shuma media në Austri pretendonin se dënimi është i butë, në një kohë kur gjysma e 8,486 e të burgosurve në vend janë qytetarë të huaj.

Të huajt në Austri përbëjnë një total prej 17% të popullsisë së vendit.

FOTO GALERI
1/3
Një gjykatë në Austri ka dënuar sot një adoleshent nga Afganistani me vetëm 30 muaj burg per abuzimit seksual me një vajzë shtatë-vjeçare.

Top Channel