Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, këshillit bashkiak i Durrësit miratoi prishjen e detyruar të shkollave të mesme “Naim Frashëri”, “Gjergj Kastrioti”, “Benardina Qeraxhia”, “Olsi Lasko”, si dhe shkollës 9 vjeçare “Eftali Koçi”.

Këto shkolla dhe një kopsht në Ishëm, të dëmtuara rëndë nga tërmeti do të shemben për t’u ndërtuar nga fillimi.

Kjo është një nga shkollat e ndërtuara pas dëmeve që pësoi nga fatkeqësia natyrore në nëntor 2019 e megjithatë dhe këtu mësimi zhvillohet me 4 turne. Kjo është shkollë pritëse për një nga gjimnazet e Durrësit që pritet të prishet.

Në Durrës, 13 shkolla nuk i hapën dot dyert këtë vit shkollor pasi janë në proces rikonstruksioni ose në pritje të rindërtimit. Nxënësit e tyre e bëjnë mësimin në shkollat pritëse ku procesi po zhvillohet me 4 turne.

Në to mësimi fillon në orën 8.00 dhe mbaron në orën 19:10, ndaj prindër e gjyshër janë të shqetësuar për boshllëqet që po krijon kjo situatë në formimin e fëmijëve.

 

 

Top Channel