Ballsh, naftëtarët në protestë/Ironi me kompanitë e naftës që deklarojnë vetëm me humbje

01/10/2021 15:08

Naftëtarët e uzinës së Ballshit bllokuan sot derën e rafinerisë së naftës.

Punëtorët kanë bllokuar derën e rafinerisë që është nën sekuestro. Arsyeja që naftëtarët dolën në protestë se në fund të muajit tetor mbaron marrëveshja me qeverinë dhe pas kësaj s’do kenë më pagë. Naftëtarët tregojnë arsyen se përse zunë derën.

Naftëtarët prekin thelbin e masakrës që po ndodh me naftën shqiptare. Të gjitha kompanitë që merren me naftën e nëntokës shqiptare dalin me humbje

Protesta e naftëtarëve është bërë edhe për të tërhequr vëmendjen e qeverisë ë rafineria të rivihet në punë.

 

Top Channel