Lil Nas rrëfen për lidhjen e tij të fundit me muzikantin Yai Ariza: Ai është i mahnitshëm…

01/10/2021 17:12

Disa ditë pasi zbuloi se tashmë është beqar, Lil Nas X vendosi të flasë për marrëdhënien e tij të fundit.

Muzikanti i “Industry Baby”, konfirmoi se takohej me Yai Ariza, gjatë xhirimeve të videoklipit”That’s What I Want” (Kjo është ajo që dua).

Ne dilnim bashkë dhe akoma kemi komunikim të mirë me njëri-tjetrin”, tha Lil Nas X gjatë një interviste të enjten.

Sipas reperit, ata u ndanë sepse atij i duhej të përqëndrohej në karrierën e tij. “Unë e dua atë, ai është i mahnitshëm,” tha Lil Nas.

Megjithatë, ai theksoi se Ariza është “personi më i mirë, me të cilin ka pasur një lidhje”.

Më herët, këngëtari publikoi albumin e tij muzikor, për të cilin bëri shumë bujë kur modifikoi fotot e veta, sikur ishte shtatzënë, që simbolizonte ‘fëmijën e tij’, muzikën.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel