Një rekord i ri i vdekjesh dhe infektime që po rriten: Rusia vazhdon të tronditet nga një valë e katërt e rëndë e COVID-19, e favorizuar nga varianti Delta dhe një fushatë e mundimshme vaksinimi.

Për të katërtën ditë radhazi, vendi regjistroi një rekord vdekjesh, me 887 viktima në 24 orët e fundit, sipas raportit të lëshuar nga qeveria. Një ditë më parë, pati 867 vdekje.

Për më tepër, 24 522 infeksione të reja janë identifikuar, një nivel që nuk ishte arritur që nga 22 korriku. Rastet janë kryesisht në rritje në Moskë (3 993) dhe Shën Peterburg (2 281). Që nga mesi i qershorit, Rusia është goditur brutalisht nga varianti Delta i virusit, që është më ngjitës.

Epidemia është dhjetëfishuar nga një fushatë e ngadaltë e vaksinimit, refuzimi i autoriteteve për të vendosur masa më të rrepta shëndetësore dhe respektimi i ulët i mbajtjes së maskave në mesin e popullatës.

Sipas shifrave nga siti i specializuar Gogov, vetëm 29 për qind e rusëve aktualisht janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa ka katër vaksina kombëtare. Sipas shifrave të qeverisë, Rusia është vendi më i prekur në Evropë me 208 142 të vdekur.

Top Channel