660 metra e gjatë, hapet për qarkullim ura që lidh Kroacinë me Bosnjen

01/10/2021 15:48

Ura e Svilaj mbi lumin Sava, pika lidhëse e rrjetit të autostradave mes Republikës së Kroacisë dhe asaj të Bosnje dhe Hercegovinës, është hapur për qarkullimin si pjesë e korridorit 5C që lidh Budapestin-Beli Manastirin-Osijekun-Sarajevën dhe Ploçën.

Në përurimin e urës 660 metra të gjatë mori pjesë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kreu i qeverisë kroate, Andrej Plenkovic.

Ura dhe rrugët e saj lidhëse, që pritet të përfundojnë deri në qershor të vitit të ardhshëm, do të përbëjnë një lehtësi të madhe për udhëtarët që duan të vizitojnë disa nga zonat më tërheqëse turistike të Kroacisë, si Dubrovniku.

Zyrtarët e Bosnjës në fakt  nuk ishin të kënaqur kur filloi ndërtimi, duke pretenduar se ura që anashkalon territorin boshnjak e  shkel qasjen sovrane të këtij shteti në Adriatik.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç tha se ura nuk do të ndajë, por do të bashkojë njerëz dhe kombe. Një korporatë kineze fitoi në vitin 2018 garën përballë konkurrencës ndërkombëtare për ndërtimin e saj.

Top Channel