Mister! Zogjtë bien të ngordhur nga qielli, shenja apokalipsi apo armë e fshehtë?

01/10/2021 16:18

Mijëra zogj kanë rënë të ngordhur nga qielli në zonën e detit Azov në Krime, duke ngjallur shqetësimin e autoriteteve që përpiqen të kuptojnë përsenë e këtij fenomeni.

Disa ekspertë kanë hedhur idenë se zogjtë mund të jenë prekur nga gripi i shpendëve. Megjithatë, shifrat janë shumë të larta e është folur dhe per mundësinë e një helmimi.

Është e qartë se kanë të sëmurë dhe kanë ngordhur”, thotë akademiku Grigory Prokopov i Universitetit Federal të Krimesë. Ai beson se bëhet fjalë për një infeksion viral që godet sistemin nervor të shpendëve.

Ka shumë mundësi të jetë ndonjë lloj virusi, megjithatë fjalën e fundit duhet ta kenë specialistët”, vazhdon Prokopov. Vetëm pak kohë më parë, qindra korba u shembën papritur përdhe të ngordhur në sytë e tmerruar të fshatarëve në Rusi. Përpara disa vitesh, episode të ngjashme u regjistruan në Arkansas të SHBA-së, ku u gjetën gjithashtu 100 mije peshq te ngordhur në një lumë aty pranë.

Ngjarje të tilla shoqërohen shpesh nga pretendime se këto mund të jenë shenja të apokalipsit, e disa teori konspiracioni e cilësojnë ngordhjen e papritur e zogjve si pasojën e testimit të një arme të fshehtë të fuqishme amerikane.

Top Channel