Dasma përrallore e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut/ Atmosferë marramendëse, dekori me lule e kristale (Pamjet)

02/10/2021 12:28

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre mbrëmjen e djeshme. Disa prej vipave të ftuar në dasmë publikuan foto nga ambient përrallor.

Fustani që kishte zgjedhur artisja shqiptare ishte i bardhë me mëngë të gjata, një ndërthurje e modernes dhe klasikes dhe flokët zgjodhi që t’i mbante të kapura bisht.

Disa prej vipave shqiptarë të ftuar ishin Orinda Huta, Turjan Hysko apo Aurela Gace.

Ndërsa atmosfera u ndez akoma edhe më shumë nga Klajdi Haruni.

Dekori që ishte zgjedhur nga Dembacaj dhe Frroku ishte me lule dhe kristale, ndërsa në dasmë kishte muzikë të zhanreve të ndryshme, nga popullore deri tek e lehta.

Dasma u përmbyll me prerjen e tortës dhe fishekzjarrët që ndriçuan qiellin.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel