E diel, 02 Maj 2021
12:23
Fëmijët me covid/ Gjatë një viti u prekën rreth 4 mijë

Gjatë një vit pandemi janë prekur rreth 4000 fëmijë nga covid 19, nga të cilët 178 janë shtruar në repartin covid  në shërbimin e pediatrisë. Por në fakt covid ka prekur më pak fëmijët e vegjël se sa të rriturit. Shefja e Shërbimit Infektiv në Pediatri për herë të parë shpjegon përse covid ka pasur këtë sjellje me fëmijët, ku rastet 0-1 vjeç kanë qenë shumë të pakta.  

12:19
Rama inspekton punimet në Lungomare 2, meraku për fushën e basketbollit: Ta bëjmë sa më shpejt mos presim ata të vdekurit e…

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër punimet në Lungomare 2 në qytetin e Vlorës.

12:13
Pashkë në pandemi/ Ortodoksët në botë, me ceremoni të reduktuara

Të krishterët ortodoksë festojnë të dielën Pashkët, ndonëse me organizime të zvogëluara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

12:10
Pashka në Greqi/ Kryeministri: Festojmë me shpresën se pandemia po shkon drejt fundit

“Krishti u ngjall” është dëgjuar në të gjitha sheshet para kishave ku miliona grekë janë mbledhur dhe kanë festuar ringjalljen e birit të Perëndisë pas një jave hidhërimi për mundimet e Krishtit dhe kryqëzimin e tij.

12:06
Besimtarët festojnë/ Meshat u mbajtën gjatë mëngjesit në kishat ortodokse në mbarë vendin

Pandemia zhvendos meshën e Pashkës, po jo gëzimin në zemrat e besimtarëve dhe mesazhin e përcjellë në kohë të vështira. 

11:45
Përçahet opozita! Brisida Shehaj sulmon kryedemokratin: Basha ka skenarët e vet jo të opozitës! Ja çfarë thotë për dorëheqjen e Kryemadhit

Në një kohë kur zëra brenda Partisë Demokratike kanë nisur të kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, edhe zëra nga LSI kanë shfaqur pakënaqësi në drejtimin e kampit opozitar nga kryedemokrati.

11:45
“Mund t’i tregoj botës sa shumë të dua”/ Andi dhe Melisa nuk fshihen më, shprehin ndjenjat publikisht (FOTO)

Prej dy ditësh, rrjeti po zien nga puthja e bujshme e Melisa Lleshit dhe Andi Shehut, dy ish-konkurrentët e “Për’puthen” që finalizuan dashurinë e tyre jashtë emisionit.

11:27
Durrës/ Bie në pranga “makthi” i banorëve, vidhte pajisje shtëpiake dhe armë gjahu nëpër shtëpi

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës pasi ka kryer vjedhje në katër banesa të ndryshme brenda një muaji.

11:18
SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

11:14
FOTO/ Presidenti Meta dhe Kryemadhi shfaqen të buzëqeshur e të përqafuar, urojnë besimtarët për Pashkët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta teksa poston një foto me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi i uron shqiptarëve festën e Pashkëve.

11:02
Kremtimi i Pashkëve në Vlorë, masat anti Covid zhvendosin meshën në mëngjes

Besimtarët ortodoksë festuan pashkët në kishën Shën Theodhori në Vlorë.

10:50
Piktori i dritës dhe natyrës/ Sot “Exclusive” për Zef Kolombin

Shkodra në fillim të shekullit XX kishte marrë imazhin e një qyteti europian.

10:41
Lushnje/ Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët nën masat anti Covid

Besimtarët ortodoksë të Lushnjes kanë festuar Pashkët në kishën e Shën Gjergjit.

10:22
SHBA dhe BE urojnë shqiptarët: Pashkë të shenjtë, festofshim së bashku këtë ditë të fillimeve të reja!

Ambasada e SHBA dhe BE në Shqipëri kanë uruar besimtarët ortodoksë për festë e Pashkëve.

10:11
Plagosi me armë zjarri 61-vjeçarin dhe më pas u arratis, policia arreston 42-vjeçarin

42-vjeçari, i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 61-vjeçarin, pasditen e djeshme në Krujë dhe më pas është arratisur, ka rënë në prangat e policisë.

09:56
Besimtarët ortodoksë në Durrës kremtojnë Pashkën, masat anti-covid zhvendosin ritet në mëngjes

Pandemia zhvendos meshën e Pashkës, po jo gëzimin në zemrat e besimtarëve dhe mesazhin e Pashkës në kohë të vështira.  Besimtarët ortodoksë në Durrës kremtuan Pashkët duke uruar njëri-tjetrin për shëndet e mbarësi. Masat kufizuese anti-covid e zhvendosën meshën e Pashkëve nga mesnata në mëngjesin e së dielës.

09:20
Basha uron besimtarët ortodoksë: Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja me besim se e mira do të mundë çdo padrejtësi!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

09:14
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri brenda në kazino, humbin jetën dy persona dhe plagoset një i tretë. Policia ekzekuton agresorin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Kazino Oneida pranë Green Bay, Wisconsin, SHBA.

08:48
Zaho shprehu dashurinë për Vlorën, Rama e merr përdore dhe nis t’i tregojë çdo pëllëmbë të saj (FOTO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me të birin, Zahon dhe në vendin që ky i fundit donte më shumë, në Vlorë.

08:40
Përdori presionin për t’i marrë 20 mijë lekë të reja të miturës, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi akuzohet se nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare.

08:31
Sot kremtohen Pashkët Ortodokse! Besimtarët rikthehen në Kisha, por ora policore e zhvendos meshën në mëngjes

Sot, besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

08:23
Hidhet nga lartësia e pallatit ku jetonte, 50-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital

Një 50-vjeçare është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte, duke tentuar vetëvrasjen.

08:16
Ruçi uron besimtarët ortodoksë: Gëzimi i Pashkëve shpërndahet si drita e diellit, largon dëshpërimin dhe ringjall shpresën

Me rastin e Ditës së Pashkëve, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron besimtarët ortodoksë dhe gjithë shqiptarët.

07:15
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe ulje të lehtë temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin, por që në zonat malore do të ketë edhe intervale të shkurtra me reshje të izoluara.

06:57
NATO-ja shkarkon në portin e Durrësit sasi të mëdha mjetesh në prag të manovrave

Porti i Durrësit ka mirëpritur një fluks të madh kontenjerësh dhe kamionësh të mëdhenj këtë javë në prag të stërvitjeve të NATO-s. Fjala është për një përqëndrim mjetesh ushtarake që zyrtarët amerikanë thanë se nuk është parë në vendin buzë Adriatikut që nga Lufta e Dytë Botërore.

06:32
Austin: Lufta tjetër e madhe do të jetë shumë ndryshe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një konflikt të mundshëm në të ardhmen që do të ketë pak ngjashmëri me “luftërat e vjetra” të cilat prej kohësh kanë konsumuar Pentagonin.

06:16
Njihuni me 4 produkte të kuzhinës që po të dobësojnë imunitetin

Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qelizat e shumë gjëra të tjera që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur shëndetplotë.

05:57
Zbulimi interesant/ Si e mbron zemrën vaji i ullirit

Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë. Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura.

05:30
Zbuloni si ndikon gjumi i natës tek presioni i gjakut dhe kolesteroli

Mungesa e gjumit është një ndjesi padyshim e pakëndëshme për këdo që i bie rasti ta përjetojë. Ditët kur zgjoheni të lodhur dhe me vështirësi nga krevati juaj me siguri i mbani mend. Ndodh të ndjeni vështirësi në fokusim, irritim të shpejtë apo trubullim të mendimeve si pasojë e mungesës së gjumit të mirë.

05:05
Plakja e trurit/ Njihuni me 5 mënyra si të parandaloni rrezikun

Sëmundja e dementias është një ndër më të përhapurat në të gjithë globin. Prek trurin dhe dëmton kujtesën, duke ndikuar në kthjelltësinë e tij dhe jetën e përditëshme. Sipas mjekëve një person me dementia përjeton një lloj “plakje të trurit”. Sot në botë numërohen rreth 50 milion njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje.

03:36
Fillon zyrtarisht tërheqja e ushtarëve të SHBA-së dhe NATO-s nga Afganistani

Forcat e armatosura të SHBA-së dhe NATO-s të pozicionuara në Afganistan, kanë filluar të tërhiqen zyrtarisht që nga sot.

03:13
Kolumbi, qeveria do të ndryshojë projektligjin për taksat që shkaktoi protesta

Qeveria në Kolumbi ka marrë vendim të ndryshojë projektligjin për reformën e taksave pasi 2 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën në protestat kundër reformës së taksave që vazhdon në vend prej 3 ditësh.

02:42
India regjistron mbi 400 mijë raste të reja me COVID-19

Në Indi, një nga vendet më të prekura nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), numri i rasteve të reja ditore me virus ka tejkaluar shifrën 400 mijë.

02:20
Varianti Indian i Covid 19, ekspertët: I tmerrshëm, bashkim i dy mutacioneve!

Varianti indian i koronavirusit, i njohur si B.1.617 shfaq dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore: E484Q dhe L452R.

01:54
Orban krijon shtet paralel/ Skema në Hungari nëse kryeministri do të humbë zgjedhjet në 2022

Kryeministri, Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022, por ai që tani ka filluar të sigurojë pushtetin për më vonë. Fondacione të pavarura të pajisura me miliarda dollarë do të marrin përsipër detyra shtetërore.

01:46
Luftanije ruse në Mesdhe dhe Afrikë/ Deklarata nga zyrtari i shërbimeve amerikane të inteligjencës

Bindja e Vladimir Putinit se “një fuqie të madhe botërore i nevojitet një flotë e fuqishme ushtarake”, përfshin dhe shtimin e pranisë detare ruse si dhe operacioneve të saj ne Mesdheun Lindor e përgjatë brigjeve të Afrikës, pohoi një zyrtar i lartë i shërbimeve amerikane të inteligjencës.

01:21
Kërcënimi rus ndaj Ukrainës/ Sekretari amerikan i shtetit vizitë në Kiev për të konfirmuar mbështetjen

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken udhëton javën e ardhshme drejt Ukrainës teksa Washingtoni po koordinon nga afër me Kievin lëvizjet për situatën pas shtimit të fundit të pranisë ushtarake të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën.

00:57
Reali nuk zhgënjen ndaj Osasunas, ndjek këmba-këmbës Atleticon

Osasuna rezistoi për 75 minuta lojë ndaj Realit të Madridit, por dy gola të shënuar në 15 minutat e fundit të sfidës u dhanë suksesin “Los Blancos”, të cilët rikthejnë brenda pak orësh diferencën prej dy pikësh me Atleticon e Madridit.

00:38
Neymar gol dhe asist, PSG mposht me vështirësi Lensin, Lille mbetet në krye

Paris Saint Germain bën detyrën përballë Lens në javën e 35-të të Ligue 1, duke fituar 2-1, rezultat që e ngjiti përkohësisht në krye të kampionatit me 75 pikë.

00:25
Chelsea “blindon” vendin e katërt, Fulhami me një këmbë në Championship

Chelsea “blindon” vendin e katërt në Premier League (61 pikë, 6 më shumë se West Hami), pozicion që e çon në Champions sezonin e ardhshëm, duke e dërguar Fulhamin me njërën këmbë në Championship.

E shtunë, 01 Maj 2021
23:59
Milani ngjitet i dyti, Beneventon e ndëshkojnë Calhanoglou dhe Hernandez

Milani lë pas zhgënjimin e dy humbjeve të fundit me fitoren 2-0 në “San Siro” përballë Beneventos, sukses që e katapulton skuadrën kuqezi në vendin e dytë me 69 pikë, një më shumë se Atalanta dhe tri më shumë se Napoli dhe Juventusi, por të tria skuadrat ndjekëse kanë nga një ndeshje më tepër për të zhvilluar.

23:42
Humbi ndaj Dritës, Feronikeli shkarkon Klodian Duron

Klodian Duro shkarkohet nga drejtimi i Feronikelit në Superligës së Kosovës. Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare detyrohet ta mbyllë para kohe këtë përvojë pas humbjes së fundit përballë Dritës së Gjilanit (3-2).

23:39
“Babai më i mirë”, Stine merr një nga çmimet më të veçanta të jetës së tij

Në puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Marios, djalit nga Korça i cili për vite të tëra vuante dhimbjen e madhe të humbjes së motrës. Në studion e programit kishte ardhur mamaja e tij, Olgerta e cila rrëfeu historinë e dhimbshme të familjes së saj.

23:23
Eriksen dhe Hakimi i japin fitoren Interit, titulli formalitet

Interi, praktikisht kampion i Italisë. Skuadra zikaltër ftoi 0-2 në fushën e Crotones dhe do ta fitonte zyrtarisht trofeun në rast se Sassuolo i merr pikë Atalantës në “Mapei Stadiumit” këtë të diel.

23:02
U mbyll në vetvete pas humbjes të së motrës, këngëtari i njohur Stine i realizon djalit ëndrrën e madhe

Humbja e familjarëve dhe njerëzve të dashur është një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë dikush në jetë. Në programin “Dua të të bëj të lumtur”, kanë qenë të shpeshta historitë ku familjarë apo të afërm ndihmojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin për të lehtësur këtë dhimbje.

22:53
“Bota ime” Afërdita Dreshaj publikon pamje me vogëlushin e saj (Fotot)

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj ka sjellë imazhe të reja nga djali i saj i vogël.

22:43
Von der Leyen: Italia dorëzon planin kombëtar të rimëkëmbjes

“Ne kemi marrë planin kombëtar të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë së Italisë. Ai përfshin reforma dhe investime për tranzicionin digjital dhe të gjelbër, inovacionin, konkurueshmërinë, kulturën, arsimin, kohezionin dhe shëndetin”, njoftoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen në një mesazh në Twitter.

22:37
Ndërron jetë filantropi i njohur, Eli Broad

Eli Broad, bamirësi miliarder dhe koleksionist i njohur i artit, i cili përdori pasurinë e tij për të formuar peizazhin kulturor të Los Anxhelesit duke luajtur një rol qendror në ndërtimin e institucioneve të tilla si Walt Disney, Salla e Koncerteve dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor, ndërron jetë në moshën 87-vjeçare pas luftës së gjatë me sëmundjen.

22:35
U njohën tek “Dua të të bëj të lumtur”, asistentet e vogla surprizojnë shokët e tyre më të ngushtë

Programi “Dua të të bëj të lumtur” është një ndër programet më të ndjekur çdo të shtunë për shkak të historive dhe temave të ndryshme që trajton duke e mbajtur publikun shqiptar të mbërthyer përpara ekranit të “Top Channel”.

22:18
Fustan me lëkurë gjarpri, Bebe Rexha i la të gjithë pa fjalë me daljen e fundit në publik (Fotot)

Artistja me origjinë shqiptare Bebe Rexha gjithmonë godet me daljet e saj në publik për shkak të formave të saj bombastike apo veshjeve që preferon.

22:04
Ambasadorja Kim luan ping-pong me fëmijët te Parku i Liqenit (Fotot)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka kaluar sot një ditë të këndshme te Parku i Liqenit në Tiranë.

22:00
“Mos u bëj xheloze për kunatën!”, burri i kërkon gruas një mundësi të dytë për t’ia nisur nga fillimi

Thonë që nuk ka dashuri pa xhelozi, por nëse tejkalohet masa e saj, mund të shndërrohet në kontribuuesen kryesore për konflikte, zënka të vazhdueshme, debate ose mund të çojë edhe në ndarjen e shumë çifteve.

21:59
Rritje alarmante e rasteve me covid, kryeqyteti indian zgjat kufizimin

Kryeqyteti indian, New Delhi do të qëndrojë i kufizuar edhe një javë tjetër për shkak të rritjes së infektimeve me COVID-19.

21:54
Stuhia e fuqishme godet Kinën, publikohen pamjet kur era rrotullon avionin

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 102 u raportuan të lënduar si pasojë e një stuhie që goditi Kinën lindore.

21:45
OBSH jep dritë jeshile për vaksinën Moderna

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë dritë jeshile për vaksinën kundër koronavirusit nga Moderna.

21:43
Djali me sëmundje të lëkurës urrente pamjen e tij derisa gjeti qenin “binjak” (fotot)

8-vjeçari Carter Blanchard, është një djalë shumë i veçantë që vuan nga një gjendje e rrallë e lëkurës e quajtur ‘vitiligo’.

21:30
Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët, Rama zgjedh të urojë me foton

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve përmes një fotoje që tregon kryqe ortodokse.

21:17
Kolonia e bletëve agresive vret 70-vjeçarin në kopshtin e shtëpisë (fotot)

Zjarrfikësit që erdhën në skenën e incidentit thanë se gjetën “aktivitet shumë agresiv bletësh” çka i kushtoi jetën një burri 70-vjeçar, gruaja e të cilit u shpëtua nga zjarrfikësit.

21:10
1 maji pushim, njerëzit “pushtojnë” Murin e Madh Kinez!

Në kohën kur pjesa tjetër e botës po lufton me sëmundjen e koronavirusit që u përhap nga Wuhani, mijëra njerëz vërshuan drejt murit të madh të Kinës për të kremtuar atje 1 majin.

20:55
Paralajmërimi i “udhëtarit në kohë”: Për 5 vjet, Tokën do ta pllakosë errësira!

Pretendon se është një “udhëtar në kohë” që vjen nga viti 2582 dhe thotë se brenda 5 vjetësh, Toka do të zhytet në errësirë.

20:44
Qeveria e SHBA kërkon vullnetarë për të vrarë bizonët në Kenionin e Madh (fotot)

Mediat amerikane pasqyronin sot me ironi një njoftim të qeverisë sipas të cilit kërkoheshin “njerëz për të masakruar” bizonët e parkut kombëtar të Kenionit të Madh.

20:42
Vijon imunizimi në të gjithë vendin, rreth 500 mijë të vaksinuar deri tani

17125 qytetarë janë vaksinuar ditën e sotme duke e çuar numrin total të të vaksinuarve në 494,028 në vendin tonë.

20:34
Pikturat murale/ Godinat e braktisura në ish-uzinën e Sodës në Vlorë marrin jetë

Godinat e braktisura që gjenden në  zonën  e ish-uzinës së Sodës kaustike të Vlorës kanë marrë jetë këto ditë falë bashkëpunimit mes artistëve dhe ambientalistëve nga Shqipëria dhe Italia.

20:30
Kalaja e Rozafës nuk ndriçohet më/ 3 muaj pas investimit në këtë monument janë vjedhur kabllot elektrike

Pamja madhështore e Kalasë Rozafa  e ndriçuar gjatë mbrëmjes do t’i mungojë Shkodrës.

20:24
Fshati i luleshtrydheve/ 30 hektarë tokë e mbjellë me këtë frut, dikur kultivohej domatja dhe speci

Fshati Ad, ndryshe njihet dhe si fshati luleshtrydheve.

20:19
Tryeza e festës/ Gatimet tradicionale në familjet korçare për Pashkë

Gatimet tradicionale janë pjesë e pandarë e tryezës në kremtimin e ditës së Pashkës në Korçë.

20:15
Krujë/ 61-vjeçari plagoset me armë në këmbë, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorit

Një 61-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Krujë pas një konflikti.

20:12
Korça e gjitha e rezervuar/ Mungojnë emigrantët për Pashkë, por vizitorët janë nga i gjithë vendi

Ndryshe nga një vit më parë ku kremtimet e Pashkës ortodokse në Korçë u kushtëzuan nga pandemia, ky vit duket se do të jetë më i lehtë për ata që do të vizitojnë këtë qytet.

20:08
“S’i shërbyen pacientit”, goditen nga 4 persona 2 infermierët në spitalin e Korçës

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy infermierë janë goditur pasi 4 persona pretendonin se s’po jepnin shërbimin e duhur.

19:54
Ekskluzive/ Gjobë djalit të shtëpisë së hashashit, i riu shkoi në Londër, por u “arratis”! Grupi kriminal i kërkon të atit 100 mijë paund në Shqipëri

Jo pak herë konfliktet jashtë vendit për çështje droge janë zhvendosur në Shqipëri.

19:40
Numëruesit e parë me Covid-19, Brataj: Në mes të majit pritet rritje e rasteve. Variantin indian po e ndjekim hap pas hapi

Në mesin e muajit maj pritet të ketë një rritje të numrit të të infektuarve  me covid 19 .

19:32
“S’dua të humb kohën me ty”, vendimi që mori Lindita pas bisedës me Ndriçimin (Fotot)

Lindita dhe Ndriçimi sqaruan të gjitha keqkuptimet që ishin krijuar këto kohë për ta dhe pëlqimi që ai kishte shprehur për Stelën.

19:08
Për’Puthen +40/ Gilberta përlotet në takim! Cili është pengu i saj për mikun që humbi nga kanceri? (Fotot)

Takimi i konkurrentëve të Për’Puthen +40, të Samiut dhe Gilbertës ishte me emocione të forta.

19:03
I riu ngrin për vdekje kur u nxorr jashtë nga babai, se tymosi kanabis

Një 19 vjeçar britanik ka vdekur nga hipotermia pasi e zuri gjumi jashtë në një park, kur babai e përzuri nga shtëpia se tymosi kanabis, thuhej në hetimet e policisë.

18:43
“S’e di se si e bën Luli fasulen”, si shkoi takimi mes Shqipes dhe konkurrentit të ri italian (Fotot)

Shqipja dhe konkurrenti më i ri i Për’Puthen +40, Xhuzepe zhvilluan një takim 4 minutash ditën e sotme.

18:39
Ironia e fatit/ Kënga e homoseksualit amerikan renditet e para në Arabinë Saudite, ku fenomeni ndalohet me ligj

Këngëtari Lil Nas X ka arritur kësaj jave majat e renditjeve muzikore me hitin e tij “Montero (Call Me By Your Name)”.

18:23
Tirana në atmosferë Pashkësh, vezët gjigante shumëngjyrëshe në sheshin “Skënderbej” (Fotot)

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë është përfshirë në atmosferën e Pashkëve me vezët gjigante shumëngjyrëshe të vendosura.

18:06
Agassi rrëfen sesi e mposhti gjithmonë Boris Beckerin: E kuptoja nga gjuha se nga do të godiste!

Legjenda amerikane e tenisit, Andre Agassi humbi tre ndeshjet e para kundër Boris Beckerit, por pastaj arriti që gjithmonë ta mposhte.

18:05
Gruaja vendos kamera në ushqyesen e zogjve në kopsht, rezultatet janë foto të mahnitshme

Zogjtë kanë qenë gjithmonë sfidues sa i përket studimit të afërt, ata janë të shpejtë dhe largohen në fluturim sapo njeriu u afrohet. Madje në shumë vende ka grupe të organizuar amatorësh të zogjve që dalin për t’i shikuar ata me orë të tëra me dylbi.

18:03
“Më në fund të lirë”, Portugalia lehtëson masat e koronavirusit

Portugalia vendosi të hapë kufijtë tokësorë me Spanjën dhe ka nisur fazën e fundit të programit për lehtësim të masave kundër koronavirusit.

17:34
Përdorimi i Sputnik V në Shqipëri jehonë në mediat ruse dhe ndërkombëtare

Miratimi dhe aplikimi i vaksinës ruse Sputnik V në vendin tonë ka bërë jehonë në mediat ruse dhe ato ndërkombëtare.

17:25
Shifra optimiste në vend! 100 raste të reja me Covid dhe vetëm 2 humbje jete në 24 orët e fundit

 Vendi ynë po i rikthehet dita ditës normalitetit pas rritjes së numrit të të vaksinuarve dhe uljes së rasteve të reja apo vdekjeve nga Covid-19.

17:16
Programi brutal televiziv detyron burrin të shohë të dashurën duke kaluar natën me një tjetër (fotot)

Reagimi i Casey Starchak është bërë viral në rrjetet amerikane kur shikonte se e dashura e tij kishte kaluar natën në krevat me një tjetër burrë.

17:10
Skena horror në Izrael, 4 vëllezër mes viktimave që u shtypën për vdekje

Mes 45 viktimave të tragjedisë në festivalin fetar të izraelit janë edhe vëllezërit Joshua Englander, vetëm 9 vjeç e Moshe Englander, 14, si dhe dy vëllezër të tjerë, Moshe Elhadad, 12 vjeç e Yosef Elhadad, 18.

17:05
Njoftim i rëndësishëm! Drejt Italisë me tampon negativ deri më 15 maj

Rregullat anticovid të  vendosura nga Italia për të gjithë personat që hyjnë në atje do të jenë në fuqi deri më 15 maj.

16:58
Varianti indian i Covid 19/ Ekspertët: I tmerrshëm, bashkim i dy mutacioneve!

Varianti indian i koronavirusit, i njohur si B.1.617 shfaq dy ndryshime të rëndësishme gjenetike në proteinën e tij sipërfaqësore: E484Q dhe L452R.

16:54
Kërcënimi rus ndaj Ukrainës, sekretari amerikan i shtetit niset drejt Kievit!

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken udhëton javën e ardhshme drejt Ukrainës teksa Washingtoni po koordinon nga afër me Kievin lëvizjet për situatën pas shtimit të fundit të pranisë ushtarake të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën.

16:50
Fotot/ Ambasadorja Kim përshëndet nga Kruja përmes vargjeve të poetit të njohur amerikan kushtuar Skënderbeut

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar qytetin e Krujës dhe i ka bërë homazh këtij qyteti dhe Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

16:44
Në Hungari ndodh “çudia”, krijohet shteti paralel!

Kryeministri, Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022, por ai që tani ka filluar të sigurojë pushtetin për më vonë.

16:33
Pandemia në Kosovë/ 187 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

16:22
Nis vaksinimi i stafeve hoteliere në Llixhat e Elbasanit, Balla: Ftoj gjithë shqiptarët të vizitojnë Treganin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndjekur nga afër fillimin e procesit të vaksinimit të stafit të hoteleve në zonën e Llixhave, në Njësinë  Administrative Tregan në Elbasan.

16:22
Drejtim i mjetit në gjendje të dehur dhe tej normave të shpejtësisë/ 6 arrestime dhe 105 pezullime patentash gjatë 24 orëve të fundit

105 drejtuesve të mjeteve u janë pezulluar lejet e drejtimit, pasi u identifikuan në timon në gjendje të dehur ose tej normave të lejuara të shpejtësisë.

16:22
Burgoset punonjësja arsimore që fjeti me 3 nxënës në shkollën e Texas (fotot)

Një asistente mësimore në një shkollë në Texas është burgosur pas zbulimit të aventurave seksuale me të paktën 3 nxënës të shkollës ku punonte.

16:17
Veliaj uron “1 Majin” me një video të veçantë

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uruan me një video të veçantë “1 Majin” ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

16:08
Veliaj publikon pamjet e shkollës së re “Sami Frashëri”: Edhe pak kohë na ndan nga realizimi final

Kur filluan punimet për shkollën e re “Sami Frashëri” në shtator nuk munguan ata që ishin skeptikë apo politikanë të opozitës të cilët deklaruan se shkolla do të ndërtohej në Paskuqan.

16:04
Bylykbashi denoncon: Qeveria përdori 40 mln euro nga fondet publike për familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës

Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka akuzuar qeverinë se ka shpërndarë 40 milionë euro për familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës.

15:58
Sezoni tjetër me tifozë në stadium/ Sekretari i përgjithshëm i DSHF zgjedh Vllazninë si skuadrën më të bukur

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku ishte i pranishëm në mbledhjen e fundit të UEFA-s me federatat europiane rreth Kampionatit Europian Euro 2020.

15:46
Turistët e huaj mbërrijnë në Vlorë/ Pushues nga Rusia, Serbia dhe Brazili pa nisur zyrtarisht sezoni turistik

Kjo e shtunë vranët, por shumë e ngrohtë, ka sjellë në brigjet e detit Jon në Vlorë, plot turistë brazilianë, serb, rus.

15:43
Protestuesit e 1 Majit luftojnë me policinë në rrugët e Francës (VIDEO)

Protestestat e ditës së 1 Majit kanë dalë sot jashtë kontrolli në Lyon të Francës, ku të rinj të maskuar qëlluan dhe u përleshën me oficerët e policisë, teksa këta të fundit përdorën gaz lotsjellës dhe sulmuan në formacion, me shkopinj gome demonstruesit. Në Paris protestat dominoheshin në lëvizja e Jelekëve të Verdhë.

15:33
Protesta në Prishtinë/ Sot dita ndërkombëtare e punëtorëve

Rëndimi i kushteve të punës në sektorin privat gjatë kohës së pandemisë, bëri që organizimet e protestave të ishin më të mëdha për këtë një maj që shënon Ditën Ndërkombëtarë të Punës.