Probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë e lartë, shënohet viktima më e re nga Covid-19 në vend, humb jetën fëmija 5 vjeç

26/10/2021 11:07

Një fëmijë vetëm 5 vjeç nga Saranda ka humbur jetën në një spital të Turqisë pasi ishte trajtuar më parë në Sarandë dhe në QSUT si i infektuar me Covid 19.

Fëmija u trajtuar pas problemeve me frymëmarrjen dhe temperaturës së lartë për 8 ditë në spitalin e Sarandës në reanimacion. Për shkak të gjendjes së rëndë ai u transportua me helikopter drejt Tiranës ku morri trajtim për një javë tjetër. Prej 4-5 ditësh ai po mjekohej në Turqi por nuk ka mundur të mbijetojë.

Fëmija nuk kishte sëmundje të tjera por vuante nga obeziteti dhe peshonte rreth 54 kg.

Sipas kreut të pneomologjisë në Sarandë doktor Niko Kuri ai u soll në spital me probleme serioze të frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë. Dy teste të njëpasnjëshme të kryera në Sarandë rezultuan negative por ai u konfirmua si Covid pozitiv në QSUT pas testit PCR.

5 vjecari nga Saranda është viktima me moshën më të vogël që covid i ka marrë jetën.

Top Channel