“Pse më zure rrugën”, burri rreh me grushta një grua në një supermarket në Prishtinë

26/10/2021 14:46

Një video dhune e publikuar në rrjete sociale ka ngjallur indinjatë të madhe në Kosovë.

Një burrë goditi me grushta një grua të panjohur në supermarket për një arsye banale, sipas mediave atje.

Burri ka qenë me bashkëshorten dhe dy fëmijët duke bërë Pazar, por është acaruar nga fakti që gruaja i kishte zënë rrugën dhe nuk po ia lironte.

Pas një sherri verbal, kanë shtyrë karrocat drejt njëri-tjetrit, dhe më pas ai kthehet dhe e godet me grushta në kokë dhe është larguar vetëm pas ndërhyrjes së bashkëshortes.

Policia e Kosovës konfirmoi se e ka ndaluar personin dhe do të shihet sesi do të procedohet më tej me të. Videoja e dhunës e shpërndarë nga portali “ Sinjali”, shkaktoi indinjatë të madhe në rrjetet sociale.

 

Top Channel