Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 20 qytetarë, ndërsa nuk është raportuar për vdekje.

“Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256. Në total numri i rasteve aktive është 427”, thuhet në raportin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.

Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Top Channel