Në Kosovë është vendosur që të lehtësohen masat për vizita familjare në burgje duke lejuar që një i dënuar të vizitohet nga dy të rritur dhe dy fëmijë, të cilët duhet të kenë certifikatë vaksinimi ose test negativ.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 28 tetor 2021, me Urdhër Operativ do të ndërmarrë këto masa lehtësuese:

•Lejohen dy të rriturit dhe dy fëmijë për të vizituar një të burgosur;

•Vizitat familjare të mbahen në distance dhe me mjete mbrojtëse, maska të jetë e vendosur gjatë gjithë kohës;

•Vizita në institucione të hapura pa barriera, të bëhen më mjete mbrojtëse, maska dhe të respektohet distanca;

•Secili vizitor, para se të hyj në institucion, duhet të dëshmojë:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT- PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

•Për fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk kërkohet testi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Top Channel