“Ndalni drogën në Instagram”/ Reagimi i kryeministrit anglez pas videos së ‘Daily Mail’ me shqiptarin Selamet

26/10/2021 15:12

Nuk eshte hera e pare qe shqiptare te përfshire ne tregtinë e drogës bien pre e gazetarisë investigative britanike apo edhe tabloidit Daily Mail, i njohur per qëndrimet e ashpra kundër te huajve, por qe ne kete rast ka ekspozuar nje problem mjaft shqetësues per shoqerine britanike, sic është tregtia e drogës përmes rrjeteve dhe platformave te medias sociale e cila prek te rinjte dhe femijet britanik.

Eshte kjo tregti qe shkon ne nje miliardë dollarë sipas medias, qe ka detyruar kryeministrin Boris Johnson te kërkoj masa te shpejta nga Policia ndaj tregetise se kanabisit ne Instagram apo Facebook.

Shitësit e drogës gjithnjë me shume përdorin këto platfoma sociale per te shkuar tek femijet dhe tu shesin atyre drogën. Downing Street, njoftohen se po ashtu ka bere thirrje qe boset e mediave sociale te luftojnë ketë problem shqetësues. Hetimi i gazetës Daily Mail zbuloj qindra shitës droge ne faqen prone te Facebook-ut qe depërtoj tek femijet dhe te rinjtë, duke u shitur atyre droge dhe krijuar problem te mëdha shëndetësore.

Britania gjate dy viteve te fundit ka shpenzuar 65 milionë sterlina ne luftën kundër grupeve kriminale te shpërndarjes se doges dhe janë bere 1500 arrestime. Nuk ka dite qe mediat dhe policia te mos njoftoj per arrestime te grupeve te shpendarjes dhe kultivimit te droges, mes anglezesh dhe anëtarë te komuniteteve te tjera etnike, përfshi edhe nje numër mjaft te madh shqiptaresh. Mesohet se rreth 13 mije femije nen moshen 18 vjecare kane marre trajtim mjekësore vitin e kaluar per shkak te përdorimit te kanabisit, përfshi ketu rreth 1 mije femije 13 vjecar dhe poshtë kësaj moshe.

Nje dite me pare Daily Mail botoj te dhenat e nje hetimi te gazetareve te saj ku objektiv i tyre ishte nje shqiptar 28 vjecar, i cili njihej me pseudonimin “The devil”, ose Djalli, me 1000 pasues ne faqen e titulluar “Albanian Blood” ne Instagram, i cili mburrej per kryerje rrëmbimesh dhe prerje gishtërinjsh te armiqve qe e kalonin cakun, sic njofton tabloidi britanik, gazetaret e te cilit e kishin takuar dhe filmuar fshehurazi ate ne nje pub ne lagjen Wood Green ne veri te Londres.

Top Channel