Të qenit pjesë e lojës se ‘’Big Brother’’ do të thotë edhe rrespektim i rregullores së vendosur nga ‘’Vëllai i Madh’’.

Këtë gjë duket se nuk e kanë treguar disa prej banorëve të cilët janë paralajmëruar disa herë për rregullat e shtëpisë.

Ditë më parë, një zarf i zi i kërkoi banorëve që të përgatisnin valixhet e tyre për shkak të neglizhencës së treguar ndaj rregullave të lojës.

Mëngjesin e sotëm, sërish një zarf i zi mbërriti në shtëpi po këtë herë i dedikuar vetëm ndaj një banori të vetëm.

Arditi ka rezultuar se ka fikur qëllimisht mikrofonin e tij, por gjithashtu shpeshherë ka akuzuar produksionin për mungesë transparence.

‘’Vëllai i Madh’’ i ka sqaruar Arditit se kjo është paralajmërimi i fundit për të, dhe në rast se sjellja e tij nuk do të ndryshojë do të merren masa nga produksioni deri në eleminimin e përhershëm të tij.

Top Channel