Kreu i OSHEE raporton pa drita/ Incidenti në Kuvend, edhe ministrja e Energjetikës

26/10/2021 15:18

Sot në para deputetëve doli ministrja e energjetikes Belinda Balluku së bashku me drejtorin e OSHEE për furnizimin.

Ndërsa të dy tregonin përpjekjet për të siguruar furnizim të pandërprerë, në parlament ikën dritat.

OSHEE sqaroi se energjia ishte ndërprerë për shkak të një zjarri në një kabine elektrike dhe u vendos në punë linja e dytë e furnizimit.

Ardian Cela i OSHEE i tregoi deputetëve për situatën energjetike dhe investimet dhe atje ju përgjigj edhe interesit të deputetëve për vjedhjen e energjisë nga fermat e bitcoin.

“Për rastin e Bitcoin do ju jap këtë informacion. Ne kemi nisur pak më parë investimin, pasi ky shqetësim nuk ka qenë vetëm me Bitcoin por dhe me shtëpinë e barit. Kemi nisur montimin e pajisjeve, jemi në fazën e dytë. Po vendosim smart fider, dhe është 1 km i gjatë. Duke kaluar në fazën e dytë të monitorimit të kabinave, ngushtojmë rrethin e kërkimit. Kemi konstatuar dy ferma Bitcoini, një në Tiranë dhe një në Fushë-Krujë, është një betejë e përditshme dhe jo vetëm me Bitcoinin, por me cilindo që bën lidhje të paligjshme”, u shpreh Cela.

Këto janë pamjet e transmetuara nga Top Channel të një ferme prodhimi Bitkoinësh në periferi të Tiranës, nga ku energjia elektrike e konsumuar është e barabartë me atë të 5 furrave buke. Nga përllogaritjet, kjo fermë Bitconi shpenzon 180.000 dollarë energji elektrike.

Top Channel