Ozil mund të lërë Fenerbahcen, mendon rikthimin në Angli!

26/10/2021 15:36

Aventura e Mesut Ozil te Fenerbahce mund të përfundojë pas vetëm 1 viti.

I transferuar në janar te verdhezinjtë nga Stambolli, ish-mesfushori i Arsenalit mund të lërë klubin turk në fund të këtij viti kalendarik.

Ozil nuk është i kënaqur te Fenerbahce për faktin se nuk aktivizohet rregullisht teksa në këtë sezon ka nisur vetëm 6 ndeshje që nga fillimi nga 12 në total.

Për këtë arsye Ozil po mendon rikthimin në Premier League aty ku e pret Newcastle.

Top Channel