Mbrëmjen e djeshme ‘’Vëllai i Madh’’ i kërkoi banorëve të organizonin një dasëm tradicionale të Shqipërisë së Veriut.

Për ta bërë këtë ata do duhej të ndanin mes tyre rolet që do të kishin gjatë kësaj ceremonie.

‘’Çifti’’ pranoi të ishte Beniada dhe Arditi, të cilët kurorëzuan ‘’masrtesën’’ e tyre në praninë e ‘’prindërve’’ dhe ‘’dëshmitarëve’’.

I gjithë ky eveniment u shoqërua me një atmosferë mjaft pozitive teksa banorët kënduan dhe kërcyen së bashku me njëri-tjetrin.

I ftuari i mbrëmjes ishte dhe këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili.

Sfida përfundoi me sukses teksa ‘’dhëndri dhe nusja’’ surprizuan banorët dhe publikun me një puthje që i dhuruan njëri-tjetrit.

Top Channel