Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Një kandidaturë më pak për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United, nëse drejtuesit e Djajëve të Kuq vendosin të shkarkojnë teknikun norvegjez.
Zinedine Zidane ish-trajneri i Realit të Madridit dhe një ndër emrat më të preferuar të tifozëve të United për t’i dhënë drejtimin e skuadrës, nuk është aspak i tërhequr nga ideja për t’u ulur në stolin e Djajëve të Kuq dhe sipas raportimeve të mediave angleze ka dalë nga gara pasi nuk është i interesuar për të marrë drejtimin e klubit anglez.
Drejtuesit e Manchester United për momentin kanë vendosur të vazhdojnë aventurën me Solskjaer por sfidat e radhës mund të vendosin fatet e norvegjezit ndërkohë që edhe Antonio Conte një emër i preferuar për drejtuesit e klubit nga Old Trafford nuk kanë dëshirë që të marrë një skuadër në mes të sezonit dhe kandidaturat për pasuesin e Solskjaer në stolin e United sa vinë e pakësohen.
Top Channel