Agalliu e fotografon, ministrja ‘kapet’ me deputetin e PD-së: Ndalo, nuk është etike! Kush je ti që…

26/10/2021 11:35

Ndërprerja e energjisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate mes anëtarëve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu fotografon ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, ndërsa kjo e fundit reagoi ashpër duke i kërkuar që të mos e fotografojnë pasi nuk është etike.

Balluku: Më fal në sekondë! Të ndalojnë fotot, se është qesharake! Jo ti nuk bën dot foto kështu sepse janë në funksion, nuk është etike. Thjesht nuk është etike se çfarë po bën. Ne sot kemi ardhur në komision për të folur për çështje konkrete dhe profesionale. Nëse ke ardhur për foto është gjë tjetër! Po çfarë frike nga foto, mos ma qaj hallin mua të frikës! Jo është turp dhe mungesë etike nga ana jote! Absolutisht që të tregoj etikë, pse kush je ti që nuk ta tregoj?!

Agalliu: Kush je ti?

Balluku: Unë jam ajo që sapo nxore në foto! Po ti për çfarë nxjerr foto?

FOTO GALERI
1/7

Top Channel