Turmat sfidojnë ushtrinë, megjithë të vrarët vijojnë protestat kundër grushtit të shtetit në Sudan (fotot)

26/10/2021 15:57

Protestuesit në Sudan dukeshin të patundur në rezistencën ndaj orkestruesve të grushtit ushtarak të shtetit duke kërkuar fundin e marrjes së dhunshme të pushtetit.

Dy ditë më parë ushtria arrestoi kryeministrin Abdullah Hamdok dhe mori pushtetin në Sudan, çka u prit me dënesë nga komuniteti ndërkombëtar dhe sot pritet të mblidhen Këshilli i Sigurimit të OKB për çështjen.

Para vitit 2019, Sudani udhëhiqej për tre dekada nga diktatori Omar al-Bashir pasi kshte marrë pushtetin me grushtin e ushtrisë në vitin 1989.

Por populli i Sudanit përmbysi liderët ushtarakë në 2019 në një revolucion që supozohej të garantonte demokracinë, por tashmë kërcënohet nga një tjetër grusht kundër qeverisë.

“Nuk kthehemi në të kalularën”, thërrisnin sot turmat e protestuesve megjithse ushtarët qëllonin në ajër dhe sipas raportimeve katër njerëz kanë gjetur vdekjen.

Dje ushtarët arrestuan gjithashtu ministrat e qeverisë së Hamdok dhe anëtarët civilë të këshillit qeveritar që drejtonin tranzicionin e vendit që prej përmbysjes së Omar al-Bashir në prill 2019.

Shpallja e mëpasshme e gjendjes së emergjencës shkaktoi zemërim të komunitetit ndërkombëtar, përfshi dhe SHBA që kishin mbështetur Sudanin gjatë procesit të tranzicionit.

OKB ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hamdok teksa diplomatë në New York thanë se sot Këshilli i Sigurimit të OKB do të mblidhet për çështjen.

Ndërkohë interneti ishte ndërprerë në të gjithë vendin dhe rrugët drejt kryeqytetit Khartoum ishin mbyllur. Më pas ushtarët bastisën  selinë kryesore të televizionit shtetëror në qytetin e dytë të vendit Omdurman.

Ministria e informacionit në vend tha se ushtarët kanë qëlluar ndaj protestuesve jashtë selisë së komandës së ushtrisë.

Ndërsa në pamjet e shpërndara shiheshin turma protestuesish që vraponin për të shpëtuar, në dukje nga plumbat e ushtrisë.

Të paktën katër demonstrues janë vrarë dhe 80 janë plagosur, njoftonte Komisioni i Doktorëve të Sudanit.

“Shtetet e Bashkaura dënojnë veprimet e ushtrisë së Sudanit”, tha dje sekretari amerikan i shtetit Blinken, duke bërë thirrje për rivendosjen e qevrisë civile të vendit.

Komisionerja e të drejtave të njeriut në OKB, Michelle Bachelet paralajmëroi se Sudani rrezikonte kthim në diktaturë.

“Do të ishte katastrofike nëse Sudani rikthehej te koha e diktaturave shtypëse”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/9
Protestuesit në Sudan në rezistencën ndaj grushtit ushtarak të shtetit

Top Channel