“Uji nga ujësjellësi, i turbullt”/ Ndërpritet uji, priten analizat. Banorët e Krujës kërkojnë ndihmë në spital për helmim

26/10/2021 15:04

Mbi 370 banorë të Krujës përfunduan në spital të helmuar që nga e diela. Ata kanë probleme të mëdha shëndetësore dhe janë të të gjitha moshave.

Mjekët dyshojnë më së shumti për ujin e pijshëm.

Linja e ujësjellësit është ndërprerë ndërsa pritet të dalin analizat, ndërsa qyteti do furnizohet me ujë me anë të autoboteve.

Për më tepër, ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetarja Kristi Gongo.

Top Channel