10 ambasadorë “non grata”/ Ministri i Jashtëm turk kërcënon me dorëheqje Erdoganin

26/10/2021 14:10

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşololulu ka kërcënuar me dorëheqje presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas kërkesës që ky i fundit bëri për shpalljen “non grata” të 10 ambasadorëve, që mbështetën lirimin e Osman Kavalës.

Tsavusoglu ishte në Korenë e Jugut, të shtunën, kur Erdogan bëri deklaratën e bujshme. Mediat e huaja shkruajnë se kur e mori vesh, thuhet se i kërkoi presidentit turk të shtyjë vendimet e tij deri të hënën, momenti kur ata do kishin mundësi të diskutonin ballë për ballë gjatë një takimi me kabinetin qeveritar.

“Nëse ambasadorët shpallen persona ‘non grata’, unë do të detyrohem të largohem nga ministria”, i tha Tsavousoglu-Erdoganit dhe Presidenti turk u përgjigj se nuk mund të bënte asgjë për këtë.

Top Channel