Mafia e limonadave: E pabesueshme, kontrabanda që po “bën namin” në Portugali

26/10/2021 15:59

Një kontrabandë e pazakontë po shqetëson autoritetet portugeze. Gjithnjë e më shumë, në vend po hyjnë fshehurazi limonata çka detyron zyrtarët të shtojnë kontrollet nëpër kamionë. Një taksë e sheqerit i bën pijet e lehta më të shtrenjta në Portugali, sesa në vendet e tjera të BE-së.

Kjo ka nxitur fenomenin e çuditshëm e është arsyeja përse gjithmonë e më shumë gjëra të ëmbla po kalojnë ilegalisht kufirin. “Që nga viti 2017, duhet të paguhet një taksë për pijet joalkoolike që përmbajnë sheqer”, shpjegon kapiteni Helder Fernandes, kreu i departamentit kriminal të policisë rurale portugeze (GNR), e cila është gjithashtu përgjegjëse për hetimet doganore.

“Dhe prej dy vitesh kemi vërejtur se kontrabanda e këtyre pijeve jo vetëm është rritur, por tashmë është organizuar edhe profesionalisht”. Një vit e gjysmë më parë, në një aksion, të cilin e bëri policia sekuestroi më shumë se 600 hektolitra limonada të pataksuara, duke dëshmuar se sa profesionale është. Kapja më e madhe deri më tani, ishte të paktën 40 mijë euro taksa.

Pijet ishin të destinuara për dyqane dhe restorante në zonën më të madhe të Lisbonës. Problemi sipas eksperteve, është se taksat brenda BE-së ende nuk janë harmonizuar dhe jo vlen edhe për taksën e sheqerit, e cila supozohet të jetë një nxitje për të konsumuar sheqer më pak të dëmshëm.

Top Channel