Vettingu në politikë/ Basha: Frika e pak njerëzve që shpërdorojnë besimin e qytetarëve s’mund të pengojë aspiratën e shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor

26/10/2021 11:23

Ditën e djeshme në parlament, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për vettingun në politik, një amendament i propozuar nga partia e tij dhe i mbështetur nga qeveria.

Ai ka thënë se frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor.

Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdorojnë besimin e qytetarëve nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, për një ndryshim rrënjësor, që e ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndërrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit.

Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd!

Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar. Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët e tyre.

Ju falemnderit!”, tha Basha.

Top Channel