E shtunë, 17 Prill 2021
22:18
Demonstruesit në Portland djegin dyqanet/ Vrasja e radhës nga policia sjell tjetër valë shkatërrimi në SHBA (VIDEO)

Protestues në qytetin e Portland, të shtetit amerikan të Oregon, shkatërruan dje qendrën e qytetit pas një tjetër vrasjeje të një njeriu të pafajshëm nga oficerët e policisë.

22:12
Balla nga Elbasani: PS parti e shtresave në nevojë. Drejtësia e fortë është mbrurojë për nënat kryefamiljare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me gratë kryefamiljare në Elbasan.

22:09
Një histori e ndaluar dashurie/ Nga propozimi në martesë në ndërhyrjen e efektivëve të policisë, çfarë po ndodh tek “Dua të të bëj të lumtur”?

Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” trajtoi historinë e ndaluar të dashurisë midis Stiljanos dhe Ersoneldës. Ata ishin njohur që në fëmijëri me njëri- tjetrin dhe kishin vendosur që të krijonin familjen e tyre. Por në këtë histori dashurie kishin ndërhyrë familjarët e Ersoneldës të cilët nuk i lejonin ata që të qëndronin bashkë me arsyen se ata ishin kushërinj.

21:55
Pamje të frikshme të qytetit të braktisur siberian, të pushtuar nga akulli (fotot)

Një fshat në Rusi është ngurtësuar nga akulli pas braktisjes nga banorët dhe autoritetet, por rikthehet në disa pamje të jashtëzakonshme ajrore të efekteve të natyrës siberiane mbi të.

21:53
Partizani merr kreun/ Mund Kastriotin 3-1. Kukësi – Tirana  2-2

Partizani merr kreun e kampionatit pas fitorës 3-1 ndaj Kastriotit në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit.

21:47
Shkodra në një ekspozitë/ Fotografitë me banesat tradicionale qindra vjeçare

Në çdo banesë tradicionale shkodrane që vizitoi, me aparatin e saj, fiksoi detajet me të veçanta dhe këto foto, autorja Rozafa Shpuza vendosi t’i promovojë përmes një ekspozite.  

21:44
Trungu i pemës shërben si urë/ Banorët e fshatit Lgjin në Mirditë rrezikojnë çdo ditë jetën

Banorët e fshatit Lgjin të Oroshit të Mirëditës rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre duke kaluar nga ana tjetër e zonës përmes një trungu peme që shërben si urë.

21:40
Një histori e ndaluar dashurie/ Djali i propozon për martesë vajzës, familjarët e saj tentojnë të hyjnë me dhunë në studio (Vazhdon)

Të dashurosh do të thotë të krijosh një lidhje të fortë ndjenjash dhe besimi, jo vetëm me personin e zemrës, por gjithashtu dhe me familjen e tij/saj.

21:35
Dhi siriane në Shqipëri/ Ferma me kafshët e rralla që erdhën nga Damasku

Kjo është stalla më e veçantë e dhenve në Shqipëri.

21:24
Projekti i portit të Durrësit/ Ja si do ndryshojë zonat e portit aktual. Jahte, turizëm dhe hotele

Ishte nëntori vitit të shkuar, ku në Emiratet Bashkuara Arabe kryeministri Edi Rama, me princin e kurorës nënshkuan një marrëveshje për ta kthyer portin e Durrësit nga një port mallrash tërësisht të dedikuar turizmit.

21:24
15 relikat më të çmuara të carëve të Rusisë, para epokës së dinastisë Romanov (fotot)

Rënia e dinastisë mbretërore Rurik në shekullin e 15-të, raportohet se ka qenë tronditja më e madhe politike e Rusisë, pasi ata konsideroheshin si themeluesit e shtetit të pare te bashkuar.

21:15
Rruga e re në Spitallë/  Spahiu dhe Sako inspektojnë rrugën e re “Syri i detit”

Në zonën e Spitallës është përfunduar ndërtimi i një rruge të re prej një kilometra.

21:13
58 për qind e të rinjve do votojnë/ Studimi para zgjedhjeve, pjesa më e madhe mendojnë emigrimin

Një studim i fundit tregon se 58 përqind e të rinjve në Shqipëri janë të gatshëm të shkojnë të votojnë.

20:57
COVID shuan shkrimtarin shkodran, Skënder Temali

Shkodra humbet një tjetër figurë të shquar si pasojë e Covid19. Ndërron jetë shkrimtari, poeti, mësuesi dhe gazetari Sënder Temali.

20:52
Ekskluzive/ Hetim për mashtrim kibernetik/ Një kompani shqiptare e dyshuar për lidhjet me rrjetin e Gal Barak

Rrjeti Kriminal kibernetik i zbuluar në disa vende të Evropës në fund të 2020 me protagonist Gal BARAK, me shumë mundësi mund të ketë hedhur rrënjë dhe mund të ketë prekur dhe disa biznese të shërbimeve online në Shqipëri.

20:41
Greqi, 67 viktima në një ditë/ Situatë alarmante në  fqinjin jugor me infektimet

Për kulmin e valës së tretë flasin tashmë hapur autoritetet mjekësore në Greqi pas një jave që regjistroi shifra rekord sa i përket numrit të të intubuarve ,por edhe vdekjeve nga koronavirusi.

20:24
Basha: Rama shkeli premtimet/ Kreu i PD fushatë në Sarandë dhe Shijak

Saranda ishte ndalesa e radhës e turit elektoral të kryedemokratit Lulzim Basha.

 

20:20
Rama fushatë në Gjirokastër/ Flet për herë të parë dhe për patronazhistët

Në Gjirokastër socialistët kanë ambicien e fitimit të tre mandatave dhe këtë Edi Rama e shikon të realizueshme.

20:15
Infektimet po vijnë nga Greqia/ Gjirokastra renditet e treta për numrin e infektimeve në një ditë

Ditët e fundit Gjirokastra është renditur në krye të listës së zonave me më shumë të infektuar nga covid.

20:02
Burri therr gruan për vdekje/ Hiqej si dikush tjetër për të provuar se ‘e tradhtonte’ (fotot)

Një bashkëshort ka vrarë me thikë gruan e tij pasi hiqej si një tjetër burrë që i dërgonte mesazhe, për të provuar se po e tradhëtonte.

19:44
Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, Manastirliu në Rinas: Presim mbi 250 mijë vaksina këto ditë

Kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza” 40,800 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax.

19:39
Takimi i Stelës dhe Samiut i bukur dhe më shumë komplimente (Fotot)

Takimi mes Stelës dhe Samiut shkoi shumë mirë, ku të dy shëtitën të favorizuar nga koha e mirë dhe më pas u ulën të hanin drekë në një restorant.

19:21
Veliaj dhe Manastirliu inspektojnë punimet te gjimnazi “Sami Frashëri”, Kryebashkiaku: “Bizhu e re për kryeqytetin me standarde europiane

Gjimnazi “Sami Frashëri” do jetë jo vetëm një nga shkollat më të bukura në kryeqytet, por më e bukura në Ballkan. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

19:19
Finalistja britanike e Miss Universe vdes pas betejës me sëmundjen e rrallë në moshën 20-vjeçare (fotot)

Një finaliste e konkursit të bukurisë Miss Universi ka vdekur kësaj jave në Britani pas betejës me një gjendje të rrallë shëndetësore.

19:12
Sërish ulje infektimesh në vend/ 149 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2886 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë.

18:50
Ushtria ruse mendon të klonojë luftëtarët e lashtë nomadë, nga mbetjet 3,000-vjeçare në Siberi (fotot)

Megjithë tensionet e grumbullimet masive të trupave në kufijtë me Ukrainën, ministri rus i mbrojtjes ka gjetur dje kohën të prezantojë ëndërrat e tij për klonimet e luftëtarëve të lashtë mbretërorë rusë dhe kuajt e tyre, duke përdorur ADN-në e gjetur në akullnajat e Siberisë.

18:46
Për’Puthen +40/ Naumi përjashtohet nga programi! (Fotot)

Naumi është përjashtuar nga emisioni pasditen e sotme në puntatën e radhës të Për’Puthen +40.

18:18
Vaksnimi i operatorëve të hoteleri-turizmit/ 40,800 doza Astrazeneca pritet të vijnë

40,800 doza Astrazeneca pritet të vijnë sot në vendin tonë.

18:16
Top Talk/ Zheji ka përsëri një shpjegim për deklaratën e Ambasadores Amerikane që ftoi shqiptarët të votojnë ndryshimin

Qendra e bisedimeve prej javësh është fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe rezultatit të shumëpritur.

18:01
Top Talk/ Frrok Çupi: Basha si Musolini. Ja pse analisti lidh liderin demokrat me diktatorin fashist

Qendra e bisedimeve prej javësh është fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe rezultatit të shumëpritur.

17:58
Princ William e Harry riafrohen/ I flasin njëri-tjetrit në funeralin e gjyshit, gjatë ecjes në faltoren e mortit (foto-galeri)

Princi britanik William dhe vëllai i tij ‘rebel’ Harry i kanë folur sot njëri-tjetrit gjatë funeralit të gjyshit Philip në kështjellën mbretërore Windsor , teksa u shfaqën bashkë në publik për herë të parë prej më shumë se një viti.

17:36
FOTOLAJM/ Ja si ka rënë kurba e infektimeve pas fillimit të vaksinimit masiv

Pas nisjes së vaksinimit masiv ka një rënie të ndjeshme të rasteve me covid. Kjo tregohet edhe në tabelën e kurbave të disa prej vendeve evropiane.

17:26
Rama nga Gjirokastra: 69 numri i djallit, por s’janë ata të dy është derri maç, Iliri poshtë Saliu lart

Gjatë takimit të sotëm me qytetarët e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama e quajti numrin 9 dhe atë 6, përkatësisht të PD-së dhe LSi-së si numra të Djallit.

17:19
Futbollistët në Turqi thyejë agjerimin e Ramazanit gjatë ndërprerjes së ndeshjes (foto-video)

Futbollistët e një ndeshjeje të kategorisë së dytë në Turqi shiheshin dje duke thyer agjerimin e Ramazanit në fushën e lojës, pas dëgjimit të thirrjes në lutje, në perëndim të diellit.

17:11
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Makina del nga rruga, 4 të plagosur (Pamjet)

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Gjader dhe ka përfunduar në një parcelë.

17:01
“Luli, Rrapushi i ri i bekuar nga Saliu” Rama nga Gjirokastra: Ndryshojnë vetëm në formë!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Gjirokastrës ditën e sotme, ku po zhvillon një takim me banorët e asaj zone, të cilët janë vendosur në distancë me njëri-tjetrin për shkak të masave anticovid.

17:00
Mbretëresha fshin lotët e ulur e vetme në funeralin e Princ Philip në katedrale (fotot)

Mbretëresha e Britanisë fshinte sot lotët e detyruar të mbajë zi e vetme në funeralin e bashkëshortit të saj Duka i Edinburg, në katadralen e St George, në kështjellën Windsor.

16:53
Veliaj e Manastirliu nga Njësia 9: PD dhe LSI u kemi lënë turpin dhe dosjet në SPAK

Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu deklaruan nga Njësia 9, se vota për Partinë Socialiste është votë për të ardhmen e vendit.

16:42
Rama nga Gjirokastra: Ky shi paralajmëron breshërin e votave të PS nga veriu në jug

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Gjirokastrës ditën e sotme, ku po zhvillon një takim me banorët e asaj zone, të cilët janë vendosur në distancë me njëri-tjetrin për shkak të masave anticovid.

16:32
Kate Middleton në funeralin e Philip me varësen e diamantit që mbretëresha i dhuroi princeshë Dianës (fotot)

Dukesha e Cambridge ishte sot personifikimi i hijeshisë me bizhuteritë e Madhërisë së saj në funeralin e Dukës së Edinburgh.

16:28
Rama nga Gjirokastra: 8 portat do të shumëfishojnë të ardhurat që do krijohen nga turizmi

Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Gjirokastrës ditën e sotme, ku po zhvillon një takim me banorët e asaj zone, të cilët janë vendosur në distancë me njëri-tjetrin për shkak të masave anticovid.

16:09
Shifra të larta të të prekurve me covid/ Kanadaja ashpërson masat

Ontario, rajoni më i populluar i Kanadasë, ashpërsoi dhe zgjati kufizimin për të frenuar pandeminë duke mbyllur në mënyrë të veçantë kufijtë dhe lëvizjet jo thelbësore.

15:53
Erdogan: Greqia nuk tregon respekt ndaj shtetasve me origjinë turke

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi masën e fundit nga Greqia për emërimin e kryemyftiut dhe trajtimin e Athinës ndaj shtetasve me origjinë turke në Trakinë Perëndimore, raporton Anadolu Agency (AA).

15:44
Kosova regjistron tetë viktima dhe 498 të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën në Kosovë tetë viktima me koronavirus.

15:31
Fidel Ylli zgjidhet President i KOKSH

KOKSH, Komiteti olimpik Kombëtar Shqiptar, ka zgjedhur presidentin e ri të këtij institucioni për katër vitet e ardhshëm. Ai është Fidel Ylli me 40 vota pro. Ndërsa Martin Biba mori 4 vota dhe Vojo Malo 12 vota
.

15:21
Balla takim me banorët në Lunik: Të rinjtë që kthehen nga emigracioni dhe hapin bujtina përfitojnë 5000 euro

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e Lunikut në Librazhd.

15:15
Fushata e PS në Durrës/ Kandidatët takojnë banorët e lagjes 14 në Shkozet

Kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit nga Shkozeti thanë se gjatë mandatit të tretë i gjithë qyteti do të marrë një zhvillim më të madh.

15:07
Veliaj: Votoni Edi Ramën. Opozitën ta lëmë 4 vite në opozitë që t’i ikë stresi

Nga Zall-Herri, drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, bëri thirrje për t’i besuar edhe një mandat të tretë Edi Ramës sepse ai është njeriu që dëshmoi me vepra se iu gjendet qytetarëve jo vetëm në ditë të mira, por edhe në ditët më të vështira.

15:04
Vaksina, shpresë për rimëkëmbje/ Nis në Durrës vaksinimi në hoteleri-turizëm

Nisi në Durrës, këtë të shtunë, vaksinimi për operatorët e hoteleri-turizmit. I gjithë procesi shihet si një mundësi reale për rimëkëmbjen e këtij sektori jetik për ekonominë e rajonit të Durrësit.

15:03
Basha: Rama shkeli premtimet/ Kreu i PD në Sarandë, premton ndihmë për qytetin turistik

Saranda ishte ndalesa e radhës e turit elektoral të kryedemokratit Lulzim Basha.

14:59
“Durrësi, Dubai i Mesdheut”/ Kryeministri takon votuesit për herë të parë

Kryesocialisti Edi Rama ia dedikoi paraditen e të shtunës të rinjve durrsak të cilët më 25 Prill votojnë për herë të parë.

14:55
Veliaj jep lajmin e mirë për studentët: Projektet e ardhshme për rininë, që nga praktikat e paguara deri te granti për të hapur një biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në sallën e Këshillit Bashkiak një grup studentësh nga universitete të ndryshme të kryeqytetit, me të cilët shkëmbeu ide për projekte për rininë. Një ndër propozimet e kryebashkiakut ishte që në çdo cep të Tiranës të krijohen hapësira për të rinjtë që kanë pasion teknologjinë, e cila është e ardhmja.

14:54
Kryeparlamentari Konjufca tregon se kur do të paditet Serbia për gjenocid në Kosovë

Përpilimi i padisë kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë, sipas kryeparlamentarit, Glauk Konjufca merr kohë. Madje, për një gjë të tillë ai ka pasur kritika për institucionet e deritanishme, meqë ka thënë se është neglizhuar.

14:51
Mbi tre milionë persona të vdekur me koronavirus në botë

Numri i personave të vdekur me koronavirus, në nivel botëror, ka arritur në tre milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

14:44
Rekord shifrash, Karçanaj: Mbi 13 mijë aplikime online për skemën e mbështetjes për fermerët

Përfundon afati i aplikimit për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët 2021, me mbi 13 mijë aplikime online në platformën e-Albania.

14:43
“Dora që kurdis Bashën”- Meta i përgjigjet Ramës: Mos më detyroni të hyj vërtet në zgjedhje, se do të mbeteni pa grup parlamentar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit se ai drejton opozitën dhe ‘kurdis’ Bashën.

14:29
FOTO/ Lehtësimi i masave anti-covid, britanikët dynden në bare dhe restorante

Lehtësimi i masave anti-covid ka bërë që britanikët të dynden nëpër bare dhe restorante, si dhe riktheu të rinjtë në klubet e natës në Londër.

14:14
Ç’ka ndodhur?/ Fansat i pëlqejnë shumë si çift, por mësuesja e “Për’puthen 40+” zbulon se me Ilirin…

Gilberta është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku vazhdimisht vendos që të bëjë bashkëbisedime me ndjekësit. E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve të fansave.

14:06
E rëndë në Mitrovicë/ Vritet një person, plagosen edhe dy të tjerë

Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri, që janë regjistruar sot rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë.

13:53
Rama në Durrës: Pas strukturave hoteliere, vijon vaksinimi i transportuesve të udhëtarëve

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur fillimin e procesit të vaksinimit antiCOVID për operatorët turistikë në Durrës.

13:38
Masterplani! Si do të transformohet porti i Durrësit, pamjet në “3D” që do bëhen realitet për 5 vite

Kompania Emaar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në prezencën më shumë se 1000 qytetarëve durrsak, paraqiti dje masterplanin e transformimit të portit të Durrësit në një port jahtesh dedikuar tërësisht Turizmit.Madhësia e portit turistik në Durrës është 2 herë më e madhe sa ajo e portit në Malin e Zi.

13:21
“Jeta osh qejf, vetëm voto Lulin”- Rama ironizion Bashën: Sheh këtë gocën dhe i thotë martohu se lekët t’i jap unë

Kryeministri Edi Rama nuk e ka kuryer ironinë kundrejtë kryedemokratit, Lulzim Basha, ndërsa ndodhej në Durrës në kuadër të fushatës elektorale.

13:19
Brazilit “i duhen 10 miliardë dollarë në vit për të arritur në emetime zero”

Ministri i Ambientit në Brazil Ricardo Salles ka thënë se këtij shteti i duhet ndihmë e jashtme në vlerë të 10 miliardë dollarëve në vit, në mënyrë që të arrijë në emetime zero të karbonit deri më 2050.

13:02
Rama flet për piramidat: S’ka bab’ shpije që e merr familjen dhe e çon në humnerë. Shqipëria u bë lolo!

Kryeministri Edi Rama, nga Durrësi ku ndodhet në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa tregoi pse PS duhet të marrë edhe një mandat të tretë rikujtoi edhe kohën e piramidave në Shqipëri.

12:45
Rama për patronazhistët: Brenda PS, të angazhuarit punojnë vullnetarisht! Kur të bjerë bilbili do shohin tabelën nga 74-78 mandate

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ku po zhvillon një takim me të rinjtë ka komentuar edhe njëherë çështjen e shumë diskutar të kohëve të fundit , të patronazhistëve.

12:39
Situata e covid në Greqi/ Ja si do të festohen Pashkët. Qytetarët nuk mund të shkojnë në punë pa…

Pandemia e koronavirusit në Greqi vijon të jetë e rëndë. Ditën e djeshme autoritetet raportuan se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 91 viktima, ndërsa në kujdes intensiv të intubuar janë 824 pacientë. 

12:24
Covid-19: Aktiviteti fizik dhe lëvizja parandalojnë rrjedhën e rëndë të sëmundjes

Një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

12:16
FOTO/ Zotërojnë miliona euro pasuri, kush janë 5 gratë më të pasura të futbollistëve

Pas betejës në fushë, lufta tjetër për futbollistët janë pasuria dhe gratë. Në renditjen e mëposhtme do të zbuloni këtë herë se cilat janë partneret e futbollistëve, që kanë më shumë të ardhura.

12:08
7500 policë për zgjedhjet/ Në ditën e votimit vëmendje te zonat e nxehta

Siguria dhe rendi në zgjedhjet e 25 prillit do të garantohet nga policia e shtetit, e cila tashmë ka një plan konkret sesi do të menaxhohet procesi.. Janë mbi 7500 efektive policie të cilët do të angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

12:01
Kosovë/ Zëdhënësi i qeverisë: Vitia s’ka pasur arsye të refuzojë nënshkrimin e kontratës me Pfizer

Zëdhënësi për media në Qeverinë e Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas raportimeve në media së ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka refuzuar nënshkrimin e ardhjes se 500 mijë vaksinave nga Pfizer.

11:52
Tetë ditë para zgjedhjeve/ Ja thirrja që i bën kreu i KQZ-së të rinjve

Ndërsa na ndajnë vetëm tetë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e procesit.

11:52
Detajet nga aksidenti në Kosovë/ Një nga viktimat, nga Shqipëria

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona. Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

11:45
Liria “çmend” britanikët, konsumohen 500 mijë shishe vere në një natë (FOTO)

Pas muajsh të tërë pritjeje për shkak të masave anti-covid, britanikët u dyndën në lokale e pub-e mbrëmjen e së premtes të “etur” për birra apo verë, në natën e parë pas lehtësimit të masave.

11:45
“Kamala Harris do të vdesësh”- Arrestohet gruaja që kërcënonte me vrasje Zv.Presidenten e SHBA

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë Zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

11:42
Për herë të parë që viti 1959! Përfundon regjimi i familjes Castro në Kubë. Raul Castro jep dorëheqjen

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga familja Castro në mesin e liderëve kryesorë, për herë të parë prej kur vëllai i tij Fidel ka fituar pushtetin në Revolucionin e vitit 1959.

11:28
Balla takim me banorët e Babjes në Librazhd: Asfaltimi i rrugës një premtim i mbajtur

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Babje në Librazhd.

11:19
Foto nga ceremonia/ “Mbretëresha po i thotë lamtumirë personit që ishte martuar për 73 vite. Lutuni për të!”

Duka i Edenburgut, princi Philip do të përcillet sot në banesën e fundit, në orën 15:00 me orën lokale, ndërsa homazhet në nder të tij do të mbahen në Kështjellën Windsor.

11:12
Gjiknuri: Partia e Metës, institucion i korrupsionit zgjedhor! Refuzojeni me votë!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputete Pranvera Resulaj, Teuta Ramaj dhe Laura Ferhati zhvilloi një takim me banorë të rajonit nr.3 konsideruar si “zemra“e qytetit të Vlorës.

10:58
Rusia i ofroi dhurata talebanëve për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan? Ja çfarë thonë SHBA-të

Shtëpia e Bardhë thotë se të pakta janë provat që Rusia u ka ofruar dhurata militantëve talebanë për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

10:58
Plot dy dekada! Ushtria amerikane do tërhiqet nga Afganistani (pamjet nga lufta më e gjatë)

Presidenti Joe Biden ka bërë me dije tashme se planifikon t’i japë fund luftës më të gjatë të SHBA dhe se është “koha që trupat amerikane të kthehen në atdhe” nga Afganistani, edhe pse kritikët paralajmërojnë se paqja nuk është e garantuar pas një pranie 20-vjeçare të trupave amerikane atje.

10:42
SpaceX do të ndërtojë anijen kozmike për lëshim në Hënë

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) e ka zgjedhur kompaninë private amerikane SpaceX, të ndërtojë anijen kozmike, e cila, sipas agjencisë, do t’i kthejë amerikanët në Hënë.

10:35
Shteti Islamik merr përgjegjësinë për bombardimet vdekjeprurëse në tregun e Bagdadit

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (IS) mori përgjegjësinë e një shpërthimi të fuqishëm bombe në kryeqytetin Irakian, Bagdad, ditën e djeshme.

10:21
Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, humbin jetën tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Racë të komunës së Gjakovës. Si pasojë e daljes nga rruga të një makine kanë humbur jetën tre persona.

10:15
“Hipokrati zbarkon në Romë! Çfarë po ndodh me vaksinat?”

Miliona qytetarë të Italisë vazhdojnë një regjim bllokimi të rreptë për shkak të Pandemisë Covid-19, ndërsa Qeveria e Romës ka nisur një plan ambicioz vaksinimi masiv. Redaksia e “Hipokratit” ka zbritur në tokën italiane, në këtë periudhë kovidiane, për të treguar nga afër një panoramë të detajuar të procesit të vaksnimit në shtetin fqinj.

10:07
Sulmuesi në Indianapolis ka qenë ish-punonjës në FedEx

Sulmuesi, i cili ka shtënë me armë zjarri në kompaninë e shërbimeve postare FedEx në Indianapolis dhe ka lënë të vdekur tetë persona, para se ta vriste edhe veten, ka qenë ish-punëtor me histori të sëmundjeve mendore, kanë thënë zyrtarët më 16 prill.

10:07
Japonia e vendosur të presë Lojërat Olimpike këtë verë

Japonia është e vendosur për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, me qëllim që të lejojë realizimin e Lojërave Olimpike “në siguri totale”.

09:55
Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës/ Përgatitjet për “Defender Europe 2021”

Ndërsa pak ditë na ndajnë nga dita kur forcat ushtarake amerikane (26 prill) do të nisin një stërvitje në vendin tonë, përgatitjet kanë nisur.

09:44
Arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë, kanosi me sëpatë dy të rinjtë dhe i theu xhamin e makinës

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kuçovës, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.

09:32
Kina i kërkon Shteteve të Bashkuara të marrin përgjegjësinë për ndryshimin e klimës

“Merrni përsipër përgjegjësitë tuaja”, i thotë Kina të Dërguarit të Klimës në SHBA, John Kerry.

09:28
“Nesër vijnë çunat e Londrës, i pret vetë Rama”/ Balluku në Kukës: Në datë 20 prill firmosim për aeroportin e Vlorës

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku ishte në aeroportin e Kukësit i cili nesër do të presë emigrantët shqiptarë nga Londra.

09:11
NATO: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës

NATO-ja e akuzon Rusinë se po acaron tensionet, duke i cilësuar si “veprim i pajustifikueshëm” planet e Moskës për të kufizuar kalimet përmes Ngushticës së Kerçit në Detin e Zi.

09:05
Tentuan të vrasin 33-vjeçarin, policia i vë prangat tre personave, shpallet në kërkim një tjetër

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, si dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, pasi për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një 33-vjeçar.

08:53
Analisti gjerman flet për zgjedhjet në Shqipëri: Qytetarët duan një lider të fortë që ta ndjekin! Problemi është se…

Zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri nuk do t’i zgjidhin problemet që ka vendi. Sipas analistit gjerman, Thomas Brey, ato janë të thella e lidhen me sistemin klientelist që kanë krijuar partitë në Shqipëri apo në Ballkan.

08:37
“Më kapët të papërgatitur”- Flet gruaja që mendohet se i dha fund lidhjes së Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues

Pas shumë aludimeve, ditën e djeshme Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez pranuan se janë ndarë. Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit.

08:19
Ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, sot përcillet për në banesën e fundit Princi Philip

Ditën e sotme, princi Philip do të përcillet për në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të bëhet në orën 15:00, me kohën lokale britanike.

07:21
Vranësira dhe rritje e lehtë temperaturash, ky është parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes rriten mundësitë për reshje.

07:07
Konflikti i tensionuar mes dy vendeve, Ukraina kërkon bisedime katër palëshe me Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të premten bëri thirrje për negociata paqësore katërpalëshe që do të përfshinin Presidentin rus Vladimir Putin për të ulur tensionet pas grumbullimit të trupave ruse përgjatë kufirit të saj lindor.

06:42
NATO: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës

NATO-ja e akuzon Rusinë se po acaron tensionet, duke i cilësuar si “veprim i pajustifikueshëm” planet e Moskës për të kufizuar kalimet përmes Ngushticës së Kerçit në Detin e Zi.

06:16
Problemet me gjunjët/ Lehtësimi përmes ushqimit dhe kurave natyrale

Janë shumë faktorë që shkaktojnë dhimbjet e gjunjëve të ndikuara kryesisht nga Artriti, Osteoartriti, Artriti reumatoid dhe septik, cistet e gjurit apo frakturat. Është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që sigurisht i prek të gjithë. Dhimbjet e gjunjëve janë të padurueshme dhe therëse dhe frenojnë tërësisht aktivitetin normal fizik.

05:57
6 arsye përse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës. Kjo vitaminë, shërben si anktioksidant dhe i jep lëkurës bardhësinë dhe shkëlqimin rinor e të shëndetshëm, thonë dermatologët. Ajo përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe zbeh shenjat e para të plakjes apo të ekspozimit të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë.