Top Talk/ Frrok Çupi: Basha si Musolini. Ja pse analisti lidh liderin demokrat me diktatorin fashist

17/04/2021 18:01

Qendra e bisedimeve prej javësh është fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe rezultatit të shumëpritur.

Analistët Frrok Çupi dhe Artur Xheji të ftuar në emisionin Top Talk të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja shprehën opinionin e tyre në lidhje me ofertën që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Basha për të bashkëpunuar.

Frrok Çupi e lidh Bashën me Musolinin, diktatorin fashist nisur nga mënyra e realizimit të fushatës.
Sipas tij, flamujt e mbledhja e qytetarëve nëpër sheshe është stil i Berishës i cili e ka kopjuar nga Enver Hoxha, e kjo i fundit e ka kopjuar nga Musolini.

”Rama është modern, ndoshta më përpara se shumë politikanë të Evropës, ndërsa Basha ka një stil arkaik, bën të njëjtin stil me Berishën nëpër rrugë nëpër sheshe me flamuj dhe turma kërcënuese. Vetë Berisha kishte kopjuar Enver Hoxhën, Enver Hoxha kishte kopjuar Musolinin dhe ne jemi akoma në periudhën e viteve ’40, para viteve ’40 që do të thotë se Basha tregon gjatë gjithë kohës që jam me Berishën, jam me Metën jam me Enver Hoxhën. Përmbajta e tyre është kërcënuese, të rrënon paqen njerëzore. Mund të ndodhte që një popull, të bjerë në gropë e të votonte bashin e Berishën e të binte në privitizëm”, tha Çupi.

Top Channel