Fushata e PS në Durrës/ Kandidatët takojnë banorët e lagjes 14 në Shkozet

17/04/2021 15:15

Kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit nga Shkozeti thanë se gjatë mandatit të tretë i gjithë qyteti do të marrë një zhvillim më të madh.

Keida Ferra, tha se kërkojnë mbështetjen e gjithë qytetarëve në mënyrë që PS të vazhdojë projektet e nisura.

Kandidati tjetër i Partisë Socialiste Alban Xhelili u shpreh se nën drejtimin e PS ekonomia njohu rritje, duke përmendur lehtësirat fiskale për biznesin e vogël.

Top Channel