Ushtria ruse mendon të klonojë luftëtarët e lashtë nomadë, nga mbetjet 3,000-vjeçare në Siberi (fotot)

17/04/2021 18:50

Megjithë tensionet e grumbullimet masive të trupave në kufijtë me Ukrainën, ministri rus i mbrojtjes ka gjetur dje kohën të prezantojë ëndërrat e tij për klonimet e luftëtarëve të lashtë mbretërorë rusë dhe kuajt e tyre, duke përdorur ADN-në e gjetur në akullnajat e Siberisë.

Sergei Shoigu, aleati i ngushtë i presidentit Vladimir Putin ka folur sot për mundësinë e rikrijimit gjenetik të luftëtarëve të gjetur në varrezat 3,000-vjeçare në Tuva, në republikën e tij malore të lindjes në Siberi.

Vendvarrimet e lashta nomade Tunnug, kishin shpesh luftëtarët bashkë me kuajt e tyre, në zonën e njohur si Lugina e Mbretërve në Tuva.

65 vjeçari Shoigu nisi atje gërrmimet arkeologjike ruso-zvicerjane tre vjet më parë, madje duke pajtuar dhe një ‘shaman’ modern, për t’u siguruar që punimet të mos zemërojnë shpirtrat e lashtë.

Kreu i mbrojtjes tha në një sesion të shoqërisë ruse të gjeologjisë, ku merrte pjesë në distancë edhe Putin: “Sigurisht që ne dëshirojmë të zbulojmë lëndë organike. Besoj se ju e kuptoni se çfarë ndodh pas kësaj, diçka mund të krijojmë, edhe pse jo një ‘Dele Dolly’, por kërkimet gjenetike në përgjithësi do të ishin interesante”.

Agjencia TASS tha se ministri i referohej  mbetjeve të ruajtura të paprekura nga akulli i përhershëm i Siberisë, ku mund të ruhet edhe lënda organike e subjekteve.

Shoigu shtonte më tej: “Keni kryer disa ekspedita atje, është një grup i madh ndërkombëtar. Shumë gjëra janë konfirmuar por mbetet ende shumë për të bërë”.

Historiani i lashtë grek Herodotus shkruante në shekullin e pestë se popujt e lashtë siberianë, Skinthianët, krijonin veshje me lëkurën e viktimave të tyre pas fitores. Madje të tjera spekulime thonë se ata përdornin kafkat e e armiqve të tyre si kupa për të pirë.

Lugina në fjalë ka ngrehina mortore nga “car-ët” e epokës Skinthiane.

Kjo nuk është hera e parë që Shoigu flet për zbulimin e lëndës organike që mund të përdoret për hetime të AND-së. Megjithë zbulimet e deritanishme ka shpresa se me gërrmime më të thella mund të gjenden mbetje të ngjashme me princeshat me tatuazhe, të gjetura më herët në malet Altai në Siberi.

FOTO GALERI
1/7
Vendvarrimet e lashta nomade Tunnug, kishin shpesh luftëtarët bashkë me kuajt e tyre

Top Channel