Demonstruesit në Portland djegin dyqanet/ Vrasja e radhës nga policia sjell tjetër valë shkatërrimi në SHBA (VIDEO)

17/04/2021 22:18

Protestues në qytetin e Portland, të shtetit amerikan të Oregon, shkatërruan dje qendrën e qytetit pas një tjetër vrasjeje të një njeriu të pafajshëm nga oficerët e policisë.

Ata thyen vetratën dhe i vunë zjarrin një dyqani të grupit Apple ndërsa barrikada flake u ngritën në rrugë dhe përleshje të ashpra pati me forcat e rendit.

Të premten protetuesit u grumbulluan në parkun Lents në vendin ku policia kishte vrarë me armë një qyetar. Mediat vendase thanë se viktima ishte i racës së bardhë dhe se oficerët e kishin qëlluar për të parandaluar “trazira të mundshme shoqërore”.

Por “trazirat shoqërore” gjithsesi ndodhën me forcë të plotë. Protestues të veshur me të zeza të grupit ‘Antifa’ thyen vetratat e bankave, restoranteve dhe një kishë. Dyqani i Apple qëndroi të paktën dhjetë minuta në flakë para ardhjes së zjarrfikësve, por nuk u raportuan lëndime.

Skena të tilla janë bërë të zakonshme në Portland. Verën që shkoi qyteti pa të paktën 100 natë dhunë pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis, Minnesota, kur protestuesit në Portland sulmuan gjykatën, ndërtesa zyrtare dhe disa biznese.

Top Channel