Rama flet për piramidat: S’ka bab’ shpije që e merr familjen dhe e çon në humnerë. Shqipëria u bë lolo!

17/04/2021 13:02

Kryeministri Edi Rama, nga Durrësi ku ndodhet në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa tregoi pse PS duhet të marrë edhe një mandat të tretë rikujtoi edhe kohën e piramidave në Shqipëri.

Duke iu referuar ish-kryeministrit, Sali Berisha, Rama tha se “nuk ka bab’ shtëpie që e merr familjen dhe e çon në humnerë”, ndërsa shtoi se me piramidat shqiptarët u qërruan dhe vendi vajti gati në një luftë civile ku humbën jetën 4 mijë qytetarë dhe Shqipëria u bë një ‘lolo’ në sytë e botës.

Rama: Nuk ka bab’ shtëpie që e merr familjen dhe e çon në humnerë.

Shqiptarët filluan t’i japin këtij dhe disa të tjerëve nën udhëheqjen dhe nën bekimin e politikës, që thoshte futi lekët aty se janë të pastra. Çonin 100 mijë lekë, merrnin 200 mijë. Çonin 200 mijë merrnin 400 dhe u zbulua parajsa në tokë dhe ajo më jep një t’ju jap dy përfundoi dy gishta mu në sy.

I qërruan shqiptarët dhe si pula qorre të rrethuara nga flakët filluan të hidhen përpjetë dhe Shqipëria shkoi në praguan e një lufte civile dhe humbën jetën 4000 jetë dhe u shkatërua ekonomia e një populli të tërë dhe Shqiëria u bë lolo nëpër botë se nuk ka mundësi që Shqipëria të bjerë pre e një Rrapushi.

Top Channel