Saranda ishte ndalesa e radhës e turit elektoral të kryedemokratit Lulzim Basha.

Basha: Dua ta ndaj me ju dhe me të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës që është me nam tashmë në të gjithë Europën dhe të gjithë botën, 300 ditë diell, nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës për ndryshim ato do të sjellin 300 ditë prosperitet, ekonomi dhe mirëqenie. Madje dhe këto re e ndoshta dhe disa pika shiu të cilat do të ujisin kopshtet e sarandiotëve, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre, frutat dhe perimet të rriten në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik ta gjejë këtë Sarandë ndryshe, plot me shpresë, me mundësi për çdo familje dhe çdo familjarë , për çdo të rinj dhe çdo të re.
Sipas Lulzim Bashës 8 vite me radhë kanë rënduar mbi Shqipërinë dhe familjet shqiptare.
Basha: E kanë lënë Sarandën pa asnjë investim për turizmin. E kanë lënë 8 vite me radhë rrugën Kardhiq-Delvinë papërfunduar, e kanë lënë në vend numëro ashtu siç kanë lënë Shqipërinë, siç kanë lënë në vendnumëro familjet Shqiptare. Energjia elektrike dhe ndërprerjet e saj, janë një problem që ditë për ditë e në veçanti gjatë sezonit të shkurtër turistik dëmtojnë ekonominë e sarandiotëve, ekonominë e familjes dhe ekonominë e këtij qyteti .
Nga Delvina Basha, ia rikthesoi Ramës Jo-në për mos të bashkëpunuar.
Basha: E ndjen etjen tuaj për ndryshim. E kanë kuptuar shpresën që është rindezur në zemrat e shqiptarëve se ne mund ta bëjmë realitet punësimin për rininë. Se ne do ta bëjmë realitet hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re. Ai e kupton se ne do të mund të bëjmë realitet të gjitha zotimet tona. Ndryshe nga premtimet e 8 viteve që nuk i mbajti por i shkeli një nga një. Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Përgjigjja ime nga Delvina, njësoj si nga Saranda është jo! Nuk ka për të ndodhur, koha e Edi Ramës ka mbaruar.

Top Channel