Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Raçë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë vdekur tre persona. Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës ka konfirmuar se dy prej viktimave janë kosovarë dhe një nga Shqipëria.

“Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhur në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për mediat në Kosovë.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalë ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda makinës, e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda mjetit ishin pa shenja jete”, ka thënë më herët zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel