Japonia e vendosur të presë Lojërat Olimpike këtë verë

17/04/2021 10:07

Japonia është e vendosur për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, me qëllim që të lejojë realizimin e Lojërave Olimpike “në siguri totale”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri japonez, Giosichinte Sougka, mbrëmjen e djeshme, në një konferencë të përbashkët që pati me Presidentin e SHBA Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë i kam shprehur Presidentit (SH.B.A.) Joe Biden vendosmërinë time për të pritur Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios këtë verë”, tha ai , duke shtuar se ngjarja ishte një “simbol i unitetit global” .

Top Channel