Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Gjirokastrës ditën e sotme, ku po zhvillon një takim me banorët e asaj zone, të cilët janë vendosur në distancë me njëri-tjetrin për shkak të masave anticovid.

Nisur nga koha me shi e ditës së sotme, ai tha se më shumë i ngjan paralajmërimit të breshërit të votave të PS nga veriu në jug

“Duam të gjithë të jenë pjesë e fuqisë së madhe, duhet çdo vajzë, çdo djalë, çdo grua çdo burrë. S’duhet ta harrojmë mësimin e madh që na dha tërmeti, lufta me armikun e padukshëm, përderisa nuk na gjunjëzoi virusi, tërmeti, nuk ka asgjë që na pengon së bashku për të arritur majën. Sot dielli nuk është prezent sepse janë disa ditë me shi, por është një shi që më shumë i ngjan paralajmërimit të breshërit të votave të PS nga veriu në jug që do të sjellin diellin e mrekullueshëm të bëjë të na ngrohë në çdo shtëpi nga veriu në jug”, tha Rama.

Top Channel