Rama për patronazhistët: Brenda PS, të angazhuarit punojnë vullnetarisht! Kur të bjerë bilbili do shohin tabelën nga 74-78 mandate

17/04/2021 12:45

Kryeministri Edi Rama nga Durrësi ku po zhvillon një takim me të rinjtë ka komentuar edhe njëherë çështjen e shumë diskutar të kohëve të fundit , të patronazhistëve.

Rama tha se ata që e përdorin nuk e dinë dhe keqpërdorin kuptimin e saj.

Rama: Faleminderit për angazhimin tuaj si dhe për finalizimin e saj në 25 prill. Ata që nuk e dinë se ca punë ka në familjen tonë kanë zbuluar fjalën e patronazhistit vërdallë, e nuk dinë kuptimin e asaj, po nuk e dinë që brenda PS, të angazhuarit punojnë vullnetarisht, për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi, për të pasur në komunikim të drejtëpërdrejtë njerëz të zakonshëm, sepse beteja e përditshme e PS është ajo për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve.

Pastaj çuditen se shkojnë zbresin në fushën e lojës me gafurrën e dikujt që beson se i takon fitorja dhe se është i fituar , dhe kur hyn në fushën e lojës me ne e shohin që s’është kaq e lehtë, dhe pastaj shohin rezultatin që është 74-78. Pse? natyrisht për gjërat që kemi bërë dhe bindjen e shumicës së shqiptarëve se PS është e vetmja që e çon Shqipërinë në majë, se PS nuk është Rama apo disa deputetë, që për shkak të detyrës janë të ekspozuar, jo PS është një rrjet zemrash e e njerëzish të organizuar në gjithë vendin për ta komunikuar mesazhin dhe për të përcjellë energjinë dhe për ta marrë rezultatin. E shikoni si hapin sytë kur ua them rezultatin.

Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë patronazhistëve dhe aktivistëve të PS. Fitorja jonë është fitore që krijohet nga puna, komunikimi, organizmi është i pathyeshëm, është gjithnjë e më i fortë, shtylla që mban Shqipërinë, që e ngre çdo vit e më lart.

Dua t’ju them sot mos lini derë pa trokitur, mos lini bashkëmoshatarë pa dëgjuar dhe përballë çdokujt që e ndjeni të mërzitur qëndroni aty, kapeni nga dora dhe shpjegojani.

Dhe pikërisht pse e ndjeni peshën e stresit, ne jemi këtu se ne na shtyn para pakënaqësia po bindja se gjërat duhet të shkojnë edhe më mirë.
Ne na shtyn ideja se të vetëm jemi të humbur , se vetëm të bashkuar dhe sa më shumë të jemi aq më shumë shpejt jemi në majë.
Dhe aq më shumë dielli do të ngrohë çdo familje nga jugu në veri.
Por me punë, duke besuar, duke besuar te forca e karakterit se maja është e arritshme , por mos harroni se duhet energji e madhe, dhe forca për t’i thënë këmbëve vazhdo.

Jemi në këtë shesh që para pak vitesh ishte grumbullim i madh inertesh dhe transformimi i saj, ka sjellë shumë këtu.
Është një nga mijëra shembujt e vegjël të një transformimi që vazhdon. Sot ju dhe të gjithë ata si ju e bartni më shumë peshën e përgjëgjësisë dhe peshën e ndjenjës së pasigurisë të prindërve si rezultat i resë së zezë në koka prej dy vitesh.

Sot ju e reflektoni më shumë atë që prindërit e bëjnë mbi ju, që të vazhdojnë të bëjnë për ju atë që ata kanë ëndërruar.
karakteri juaj do testohet mes vullnetit për të vazhduar dhe dobësisë për tu dorëzuar.

Nuk e njihja Bojkenën dhe e dëgjova me një link që ma çuan drejtuesit e fushatës, babai i saj është punëtor ndërtimi, nëna në një rrobaqepësi,
Bojkena sot studion në fakultetin që donte por nëse ajo do kishte trokitur në dyert e universitet 5-6 viet me parë nuk do kishte arritur dot të ishte aty ku është.

Top Channel