Ç’ka ndodhur?/ Fansat i pëlqejnë shumë si çift, por mësuesja e “Për’puthen 40+” zbulon se me Ilirin…

17/04/2021 14:14

Gilberta është shumë aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku vazhdimisht vendos që të bëjë bashkëbisedime me ndjekësit. E kështu ka bërë edhe së fundmi, ku nuk ka ngurruar që t’u kthejë përgjigje të gjitha pyetjeve të fansave.

E sigurisht që pyetjet më të shumta ishin rreth pjesëmarrjes së saj në reality show, si dhe rreth marrëdhënies së saj me konkurrentin Ilir, me të cilin ka pasur disa takime mjaft të bukura.

Por pavarësisht se takimet e tyre janë të bukura, romantike dhe biseda të këndshme, duket se herë pas here edhe debatojnë e mërziten me njëri-tjetrin.

Sa yll je! Në mendje, shpirt, paraqitje. Me Ilirin shkoni shumë, vetëm lumturi paç”, i shkruan një fans, ku mësuesja përgjigjet duke postuar një foto me konkurrentin: “Jemi zënë përsëri”.

Më pas një tjetër e pyet nëse është pajtuar me Ilirin, meqenëse janë zënë. Dhe përgjigja e Gilbertës është jo, madje as nuk flasin.

“Jo. Nuk flasim, jemi të zemëruar”, përgjigjet mësuesja, duke lënë të kuptojë se diçka nuk shkon në marrëdhënien e saj me Ilirin. E teksa fansat e tyre mendonin se ata mund të dilnin çift nga programi, vihet re se paska një krisje në marrëdhënien e tyre.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel