Miliona qytetarë të Italisë vazhdojnë një regjim bllokimi të rreptë për shkak të Pandemisë Covid-19, ndërsa Qeveria e Romës ka nisur një plan ambicioz vaksinimi masiv. Redaksia e “Hipokratit” ka zbritur në tokën italiane, në këtë periudhë kovidiane, për të treguar nga afër një panoramë të detajuar të procesit të vaksnimit në shtetin fqinj.

Në Itali gjithçka nisi në spitalin Spallanzani, në datën 30 Janar të vitit të shkuar, kur u konfirmuan 2 rastet e para me koronavirus në territorin italian. Dy turistë kinezë u ndjenë keq dhe shtrohen urgjentisht në Spitalin Spallanzani.

Por, si e shohin sot të ardhmen e Pandemisë shkencëtarët e këtij Instituti dhe në çfarë faze është vaksina e tyre?

Si janë të organizuara strukturat e shtetit Italian në menaxhimin e një aksioni me përmasa të tilla?

Çfarë mendojnë vetë italianët për vaksinimin dhe a kanë ata preferenca për tipin e vaksinës që do të kryejnë?

Strukturat e vaksinimit masiv të qytetarëve të Romës në tendat e Kryqit të Kuq në Aeroportin Fiumicino. Si ndodh realisht vaksinimi i qytetarëve Romanë?

Gjithçka në Hipokrati!

Sonte, ora 17:00!

Top Channel