Futbollistët në Turqi thyejë agjerimin e Ramazanit gjatë ndërprerjes së ndeshjes (foto-video)

17/04/2021 17:19

Futbollistët e një ndeshjeje të kategorisë së dytë në Turqi shiheshin dje duke thyer agjerimin e Ramazanit në fushën e lojës, pas dëgjimit të thirrjes në lutje, në perëndim të diellit.

Në pamjet e publikuara nga rrjeti beIN Sports, shiheshin lojtarët e skuadrës së Ankara Keciorengucu që merrnin për të ngrënë gjatë një ndërprerjeje të shkurtër të ndeshjes në stadiumin e Giresunspor.

Katër lojtarë shiheshin të ulur në gjunjë duke ngrënë kumbulla të thata e banane, ndërsa portieri Metin Uçar mori të pinte ujë.

Në koment shkruhej: “Një ndërpreje e ndeshjes në stadiumin GZT mes skuadrave Giresunspor-Ankara Keciorengucu koinçidoi me thirrjen e lutjes dhe lojtarët agjerues përfituan për të thyer agjerimin e tyre”.

Muaji i shenjtë i Ramazanit nisi të hënën, në të cilin muslimanët nuk hanë ose pinë gjatë orëve me dritë.

Teksa ndeshjet zhvillohen kryesisht në mbrëmje, futbollistët gjejnë mënyra te ndryshme për t’u përshtatur me kohën e thyerjes së agjerimit.

Edhe në vitin 2018, në një ndeshje miqësore para kupës së Botës, portieri i Tunizisë Mouez Hassen u rrëzua në dukje i dëmtuar në kohën e Iftarit të thyerjes së agjerimit, pë të lejuar që shokët e skuadrës të pinin ose të hanin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel