Shteti Islamik merr përgjegjësinë për bombardimet vdekjeprurëse në tregun e Bagdadit

17/04/2021 10:35

Grupi xhihadist i Shtetit Islamik (IS) mori përgjegjësinë e një shpërthimi të fuqishëm bombe në kryeqytetin Irakian, Bagdad, ditën e djeshme.

Mediet e huaja shkruajnë se një makinë, së cilës i ishte vendosur një bombë kishte shpërthyer në një qendër rekrutimi të policisë Irakiane në Kisak, në perëndim të Bagdadit, duke vrarë të paktën katër vetë dhe duke plagosur 17 të tjerë.

Në lidhje me sulmin IS tha dje se shpërthimi ishte një akt i “shkëputjes së ushtarëve të kalifatit“, që synonte shiitët dhe që rezultoi në vrasjen ose plagosjen e 20 personave.

Grupi ekstremist sunit i konsideron shiitët, të cilët përbëjnë shumicën e Irakianëve si heretikë.

Top Channel