Foto nga ceremonia/ “Mbretëresha po i thotë lamtumirë personit që ishte martuar për 73 vite. Lutuni për të!”

17/04/2021 11:19

Duka i Edenburgut, princi Philip do të përcillet sot në banesën e fundit, në orën 15:00 me orën lokale, ndërsa homazhet në nder të tij do të mbahen në Kështjellën Windsor.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë 30 anëtarë, ky numër ky i kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit. 27 prej tyre do të jenë emra të njohur në të gjithë botën, ndërsa tre të tjerë janë kushërinj të princit Philip.

Ndërsa jemi mësuar që Mbretëreshën Elizabeth ta shohim të fortë, kjo e sotmja është një ngjarje shumë e dhimbshme për të, tha kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby.

“Ajo është Mbretëresha. Ajo do të sillet me dinjitetin e jashtëzakonshëm dhe guximin e jashtëzakonshëm që e karakterizon gjithmonë”, deklaroi kryepeshkopi Welby.

Më tej ai shtoi: “Ajo po i thotë lamtumirë dikujt me të cilin ishte martuar për 73 vjet. Unë mendoj se kjo është një gjë shumë, shumë e rëndë në jetën e dikujt dhe shpresoj që i gjithë kombi, nëse besojnë në të, të lutet për të”.

Pallati Buckingham zbuloi se nuk do të ketë dedikime dhe asnjë lavdërim për Princin Philip, i cili për shtatë dekada luajti një rol të shquar në jetën publike të kombit.

Fotot nga përgatitja e ceremonisë së homazheve

FOTO GALERI
1/8

Top Channel