Banorët e fshatit Lgjin të Oroshit të Mirëditës rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre duke kaluar nga ana tjetër e zonës përmes një trungu peme që shërben si urë.

Një prej qytetarëve i është drejtuar redaksisë së Top Channel duke bërë apel për t’i ndihmuar. Sipas qytetarit, kryeplaku i Lgjinit nuk është angazhuar për këtë problem kaq serioz që t’u vijë në ndihmë banorëve.

 “Kjo është një urë që kalojnë mbi katër fshatra e cila ndodhet në fshatin Lgjin të Oroshit. Kryeplaku i Lgjinit nuk angazhohet me këto probleme, prandaj ju lutemi si stacioni më serioz që merreni me hallet tona na ndihmoni tek ju gjejmë zgjidhje Ju faleminderit”, shkruan qytetarI.

Top Channel