Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Racë të komunës së Gjakovës. Si pasojë e daljes nga rruga të një makine kanë humbur jetën tre persona.

Policia kosovare ka njoftuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar per një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dal jashtë rrugës kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut  si dhe prokurori kujdestar.

Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jetë”, thuhet njoftimin e Policisë së Kosovës.

Top Channel