Top Talk/ Zheji ka përsëri një shpjegim për deklaratën e Ambasadores Amerikane që ftoi shqiptarët të votojnë ndryshimin

17/04/2021 18:16

Qendra e bisedimeve prej javësh është fushata e zgjedhjeve të 25 prillit dhe rezultatit të shumëpritur.

Analistët Frrok Çupi dhe Artur Xheji të ftuar në emisionin Top Talk të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja shprehën opinionin e tyre në lidhje me ofertën që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Basha për të bashkëpunuar.

Artur Zheji u shpreh se SHBA-ja është e paanshme dhe nuk mbështet asnjë parti politike në vend.

“Gjithë kohës në mënyrë të nëndheshme e të mbidheshme, me iluzione apo me thashetheme ambasadorja janë mbështetje e Ramës. Yuri kim sqaroi që amerikanët janë me shqiptarët nuk janë me Ramwn. Termi që përdori ‘ndryshim’ përkojnë me njëra-tjetrën, është edhe çështja tjetër që Rama do ta ruajë pushtetin e thotë që duhet të ndryshojë. Unë mendoj që të paktën dhe të shumtën që SHBA-ja është e paanshme dhe nuk hanë as majtas as djathtas siç thuhej në mënyrë diversive në ambientet mediatike dhe në takime of rekord”, tha ai.

Top Channel