Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes rriten mundësitë për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 07°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore në vend, Kosovë dhe botë:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel