“Kamala Harris do të vdesësh”- Arrestohet gruaja që kërcënonte me vrasje Zv.Presidenten e SHBA

17/04/2021 11:45

Një grua nga Miami është akuzuar se ka kërcënuar se do të vrasë Zv.Presidenten e SHBA-ve, Kamala Harris.

CNN raporton se një akuzë e tillë për qytetaren, Niviane Petit Phelps është ngritur në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Rajonin Jugor të Florida.

Më 3 mars, agjenti special David Ballenger u njoftua se kishte marrë një informacion për vrasjen e Kamala Harris.

Kërcënimet iu dërguan bashkëshortit të saj. Një agjent special i Shërbimit Sekret i caktuar për çështjen mori videot dhe fotografitë që i ishin dërguar bashkëshortit të saj nga Phelps.

“Videot (që janë me rëndësi për këtë hetim) përshkruajnë Phelps duke u ankuar dhe duke folur me zemërim në kamera për urrejtjen që kishte ndaj Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris. Në këto video, Phelps bëri deklarata në lidhje me vrasjen e Zëvendës Presidentes Harris”, shkruan CNN.

Në një nga videot, “Phelps deklaroi: Kamala Harris do të vdesësh. Ditët e tua janë të numëruara tashmë”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel