Ekskluzive/ Hetim për mashtrim kibernetik/ Një kompani shqiptare e dyshuar për lidhjet me rrjetin e Gal Barak

17/04/2021 20:52

Rrjeti Kriminal kibernetik i zbuluar në disa vende të Evropës në fund të 2020 me protagonist Gal BARAK, me shumë mundësi mund të ketë hedhur rrënjë dhe mund të ketë prekur dhe disa biznese të shërbimeve online në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare, përfshi policinë dhe prokurorinë po hetojnë për akuzën e pastrimit të parave një çift bashkëshortesh të cilët administrojnë një call center që ofron shërbime online.

Subjekti nën hetim në Shqipëri është regjistruar   në mars të vitit 2019  me veprimtari telemarketingun  dhe agjencitë e udhëtimit.

Burime të sigurta të TCH shtuan  se kompania qe administron çifti i bashkëshorteve ka përfituar 2 transferta të konsiderueshme nga një kompani e quajtur “4 netëork” , e cila rezulton e themeluar nëntorin e 2018.

Por kompania “4 network”  e  rregjistruar në Rumani sipas hetimeve të deritanishme, rezulton në listën e autoritetit mbikëqyrës në tregun financiar të Danimarkës në seksionin “paralajmërim”  dhe njëkohësisht është nën hetim nga prokuroria Rumune për skemën e mashtrimit të qindra qytetarëve evropianë që përmes call center bindeshin për të investuar në tregtinë e monedhave dhe që më pas përmes kësaj skeme zhvateshin.

Por kjo kompani që ka dërguar transfertat e dyshimta ka lidhje me kompani të tjera mes të cilave del emri i Gal Barak.

Burimet thonë se kompania dërguese e transfertave  rezulton me burime të hapura  me Gpay ltd , Britani që është regjistruar në 2017 dhe është akuzuar  për bashkëpunim  në ndërmjetësim të paligjshëm  në Evropë. Mes tyre GPAY LTD  dyshohet se së bashku me Xtradefx përdoren shoqëri fantazmë  për të pritur  fonde nga qytetarët  gjermanë, zviceranë dhe austriake dhe që qendër  të të gjithë skemës së mashtrimit ka  emrin e Gal Barak së bashku me kompaninë e tij E@G.

Top Channel