Dhi siriane në Shqipëri/ Ferma me kafshët e rralla që erdhën nga Damasku

17/04/2021 21:35

Kjo është stalla më e veçantë e dhenve në Shqipëri.

Dhitë e kësaj stalle janë sjellë nga Damasku i Sirisë. 6 vite më parë Rolandi dhe Olsi vendosën të ndërtonin një fermë në Bubq të Fushë Krujës.

“Të hapnim një fermë ishte mendim i kushëririt tim Olsit. Dhe tani merremi me gjënë tonë”, tha fermeri Rolan Allushi.

Përse vendose të merreshe me dhi?

Po dhia nuk është e egër si kafshë dhe këtu në vendi tonë pak dhi ka. Morëm dhi sirianë i sollëm nga Damsku i Sirisë. Lexuam në internet morëm informacione dhe morëm këtë.

Ku i bletë?

Në Greqi, si fillim morëm 200 kohë dhe sot kemi afërsisht 500. “

Sipas Rolandit kjo dhi është më e shëndetshme, dhe ka qumësht me vlera më të larta proteinike, se sa dhia autoktone shqiptare.

” Ka qumësht të rrallë dhe të veçantë më shumë proteina. Më 5 litra qumësht bën një kilogram djathë,ndërsa qumështi i dhisë tonë do 7-8 litra. Si racë nuk sëmuret do pak shërbime. Është e shëndetshme”, tha ai.

Kërkesat për qumështin e dhisë janë të larta, për këtë arsye ferma e dhive siriane do të zgjerohet.

” Ne shesim kecat dhe qumështin. Kapaciteti i fermës sonë është 700 kokë. Sigurisht që do ta rrisim pasi kemi shume kërkesa për qumësht.”

Top Channel